Pjesa 17

186 21 0
                                    

Asnjehere nuk kisha qene shoku dikujt, nuk kisha pasur ndonjehere shok as shoqe.
Ato qe i quaja shoqe zakonisht perfundonin duke u larguar nga une ose u afronim duke u bere shoke krevati dhe me pas largoheshim ngadale si te kenaqur qe e kryem misionin tone.
Nuk kisha besim tek shoket apo shoqet, zakonisht shoket dhe shoqet i kam ndjere si te tille vetem kur kam pasur per te dhene por asnjehere nuk i ndjeja shoke kur kisha nevoje per te marre, zhdukeshin me justifikimet me te kota kur qielli im behej me re dhe shiu mbulonte gjithcka.

Keshtu nuk eshte se kisha qene ndonjehere shoke dhe as kam pasur ndonjehere shoke.
Ndonjehere duhet te bejme premtime boshe vetem per ti bere njerezit te ndihen mire kur jane keq, eshte fakt qe premtimet jane ne te shumten e rasteve boshe, genjeshtra te embla qe te bejne te buzeqeshesh, te perqafosh dicka qe me vone do te beje te vuash, por keshtu jemi ne njerezit, kemi nevoje te besojme dhe per kete gje jane premtimet.

Une i premtova se do isha shoku i saj por shok mund te jesh ne shume menyra te ndryshme, ndonjehere shok i vertete, ndonjehere shok per te kaluar jeten dhe ndonjehere shok per pak momente. Une ne syte e saj isha shok nga ai i pari, shok pa nenkuptime, por ajo cfare eshte per mua ?

"Nevila eshte nje perqafim nga ato qe te bejne te harrosh sesa dhimbje ke kaluar ne jete.6
Nevila eshte nga ato buzeqeshjet qe te bejne te kuptosh se ditet e bukura, nuk jane asgje vecse momente kur djelli buzeqesh.
Nevila eshte aroma me e mire ne bote, mund ta dallosh edhe mes qindra aroma lulesh.
Nevila eshte dicka pertej shoqerise, eshte motiv, force, krenari dhe mbi te gjitha eshte nje njeri qe ka vuajtur shume, kjo gje e bente fisnike dhe te paster ne syte e mi sepse tek ajo gjeja pak nga vetja ime, ne fakt gjeja shume."

Mendoja se dashuria ishte dicka qe e kisha njohur, se e kisha prekur me pare por isha gabuar, une nuk kisha dashuruar asnjehere dhe gjithe ato femra qe kisha pasur ne fakt ishin nje perpjekje per te mbushur ate vend qe kisha bosh ne zemer, vendin ku duhej te futej dashuria.
Ky boshllik me ishte mbushur vetem kur ne perqafim mbajta per pak vajzen e panjohur, tashme e njejta gje po me ndodhte edhe me Nevilen e cila me bente te harroja ate humneren e madhe brenda shpirtit tim.

Kur isha me te, qofte edhe duke ndejtur perballe njeri tjetrit me nje tavoline ne mes, qofte duke u shikuar ne klase apo cfareso lloj gjeje tjeter une nuk ndihesha vetem, me mjaftonte te dija se ajo ishte aty edhe isha mire.

Tashme ajo ishte lakuriq para meje, lakuriq nga frika dhe turpi se mos e gjykoja apo e tallja, ajo ishte lakuriq me mendime dhe tashme dija cdo gje te sajen pervec dickaje qe ishte thelbesore, dickaje qe e mora vesh me vone por nejse rendesi ka qe ndihesha mire prane saj dhe kjo ishte nje arritje per mua qe me ne fund, kisha ku mbeshtetesha pa friken se mos rrezohesha.

Mes shume gjerave te cuditeshme qe shikoja tek Nevila me e cuditshmja ishte aroma e saj e cila ishte njesoj si ajo e "panjohures". Ndonjehere ndihesha keq sepse mendoja se une tek ajo shikoja "te panjohuren" dhe jo vete Nevilen sidomos nga aroma qe kishte.
Kisha dyshimet e mia per kete fakt, ajo nuk ishte nje arome parfumi, ne fakt ajo ishte vete aroma e Neviles dhe kjo ishte vertete per te vrare mendjen.
Nderkohe qe ajo ishte lakuriq para meje si nje tru i derdhur ne tavoline, une nuk i kisha treguar asgje te vecante te jetes time dhe ajo nuk me pyeste kurre.

Ishte fundi i Nentorit, dhe po ne te njejtin park ishim serish te dy.
Gjethet tani me ishin plakur dhe dimri po afrohej ngadale me hapat e tij te ftohte. Gjithcka ishte ngjyre druri dhe nuk kisha une faj qe doja ta puthja, ishte vete atmosfera e natyres qe me ftoi ta beja, ishte vete aroma e saj, ishin buzet e saj me nje forme sikur i kishin bere vete engjejt me duart e tyre, keto me ftuan dhe une pranova ftesen....

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now