Pjesa 14

179 20 0
                                    

Nuk kisha deshiruar kurre buze aq shume sa deshiroja buzet e saj ne ate moment. Ishte edhe vete atmosfera e natyres qe me rriste ate deshiren per ta puthur.
Hena e cila u fut mes reve dhe me driten e saj te zbehte u pasqyrua tek syte e saj, drita e akullt i'u perplas ne fytyre duke e bere akoma me te deshirueshme, por nuk duhej te gaboja, nuk duhet ta puthja edhe pse po vdisja per ta bere.
Nese e puthja ajo do me merrte inat dhe do me shikonte me ate syrin e keq qe une u mundova te perfitoj nga ajo.
   - Naten e mire atehere, faleminderit qe me percolle - me tha ajo filloi te ngjiste shkallet per ne pallat.
Prita derisa ngjiti shkallet e para dhe pastaj u largova.

Ajo nuk ishte si te gjitha vajzat qe kisha njohur, nuk ishte nga ato vajza te cilat mund ti "genjesh" me pak fjale.
Ishte vajze e veshtire, pikerisht nga ato qe me cmendinin mua.
Kisha pak dite qe e njihja dhe kishte filluar depertonte ne akullin qe me kishte pushtuar zemren, ajo pak nga pak po shtrinte mbreterine e saj brenda meje. Ashtu sic sulmojne mbretereshat, ngadale dhe me embelsi. Por ajo nuk po e bente me vetedije kete gje.

Ndonse kurre nuk kisha ndejtur shume kohe me te prap e ndjeja si te afert, sikur kisha vite qe e njihja dhe mund te mbetetesha tek ajo me besimin me te plote. Ajo kurre nuk mund te ishte nje person i keq, kurresesi brenda atyre syve nuk mund te fshihej nje njeri i keq.
Jo, ajo ishte nje nga ata njerez qe kurre nuk te bejne keq, kurre nuk duan qe te vuash dhe kjo gje shikohej tek syte e saj.
Ndoshta e kishte perjetuar vete se cdo te thote te vuash, ndaj nuk donte kurresesi ti bente keq te tjerve keshtuqe kishte zgjedhur te rrinte me shume vetem, larg te gjithve, larg realitetit. Ajo realitetin e jetonte me librat e saj, vetem keshtu kishte force qe te perballonte stuhite e jetes reale.

Ditet kalonin njera pas tjetres, koha po ashtu bente punen e saj duke lene pas dhimbjet dhe zhgenjimet e se shkuares. Tek ajo gjeta ate qe kisha kerkuar gjithmone, dike qe me kupton, dike qe nuk lodhet se degjuari, dike qe do ishte gjithmone aty sa here te ndihesha keq. Nuk eshte e lehte te gjesh njerez te tille qe te qendrojne prane edhe kur nuk ke asgje per t'u dhene. Ajo e bente sepse tek une gjente ate qe i mungonte shpirtit saj ndersa une gjeja ate qe me mungonte mua, ishim si nje pjate e thyer ne dysh, plotesonim njeri tjetrin duke krijuar nje te vetem.
 
Ishim miq tashme. Na shikonin gjithmone bashke, ne kafe, ne park, ne rruge, kudo. 
Kisha gjetur dike ku mund te tregoja gjithcka pa friken se do me gjykonte, pa friken se po t'ja thoja do me largonte. 
I tregova per gjitha femrat qe kisha pasur ne jete, edhe per ato qe ishin ne moshe me te madhe se une. Ne fillim u habit pak por pastaj buzeqeshi dhe duke me vendosur doren mbi doren time me thote:
  - Te gjithe kemi gabime, te meta dhe shume difekte. Askush nuk eshte perfekt, as une as ti, vetem Zoti eshte eshte perfekt.

Buzeqeshja ne fytyren e saj transmetonte mesazhin qe me kuptonte dhe se nuk e kishte problem se kishte nje mik qe kishte bere shume gabime. 
Ne anen tjeter ajo ishte me teper e rezervuar per t'u hapur me mua, me fliste gjithmone per librat dhe per kujtimet e femijrise.
Kur e pyeta nese kishte dashuruar ndonjehere, pasi qeshi per pak me tha:
  -Nuk besoj ne dashuri.
Ndersa per familjen e saj nuk fliste kurre, asnje fjale te vetme, ndonjehere mendoja se ishte jetime....

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now