Pjesa 36

149 17 4
                                    

Keto tre dite me ishin dukur si tre vite per faktin se nuk me pritej qe te isha serish prane saj, ti prekja floket, ta puthja ,ta perqafoja, te flisja me te, cfardo lloj gjeje tjeter vetem qe te isha prane saj.
Dhe ato tre dite u shperblyen me kete rastesi te mrekullueshme, gjithmone nga rastesite fillojne gjerat e bukura.
Ajo u ngjit ne furgon dhe me sy po kerkonte nje vend per tu ulur, shikimet tona u perplasen dhe fytyra e saj u be e qeshur.
U afrua tek sendilja bosh, la canten dhe u drejtua per nga une.
  - Po ti ketu ? - me pyet e buzeqeshur dhe me shikonte me sytq qe i shendrisnin si yjet ne mbremjet pa re, per here te pare po e shikoja te lumtur dhe me buzeqeshje te atille, njesoj si ajo ndihesha edhe une, sikur kisha prekur qiellin e shtate.
  - Ja per ne shkolle -  i'a kthej dhe i kapa doren te cilen e mbante sic e mbajne zakonisht vajzat, varur.

Rastesite tona ishin shume te dyshimta, nuk kishte ndodhur ndonjehere te kishte aq shume rastesi, ndoshta dikush po luante disa gure te fatit dhe po bente te mundur qe te perplaseshim cdo here e me teper.
  - Rri se me vjen turp - me thote ajo e kuqur ne fytyre.
  - Te vjen turp ? E per cfare ? Une doren te kam kapur s'po te bej ndonje gje qe te kesh turp - i'a kthej dhe hodha syte perreth.
  - Ti e di si jane njerezit - vazhdon ajo dhe terheq doren.
E moshuara e cila gjendej ne sendiljen tjeter per nga ana xhamit kishte marre nje ngerdheshje ne fytyre, e buzeqeshur ngrihet ne kembe dhe filloi te mblidhte plackat
  - Do zbresesh? -  e pyes dhe i lirova rrugen.
  - Jo, do ulem te vajza qe ajo te ulet ketu ne menyre qe te flisni dhe te qendroni lirisht -  i'a pret ajo dhe me beri me dore qe te shtyhesha.
Nevila qeshi dhe u ngrit ne kembe u ul tek vendi i te moshuares.
Kushedi, edhe ajo si ne ka dashur dike dhe na kuptonte.
Ka plot njerez qe ne rinine e tyre e kane humbur ate person qe kane dashuruar, por ka dhe nga ata njerez si kjo e moshuar e cila mund te kishte humbur te shoqin nga mosha e madhe qe kishte dhe i dukej sikur shikonte veten e saj me te shoqin.
Na shikonte kur flisnim dhe qeshnim dhe buzeqeshte e mallengjyer, ajo ishte plaka me e embel qe kisha pare ndonje here.

Kishim bere gjysmen e rruges dhe kishim akoma rruge per te bere, Nevila e lodhur kishte mbeshtetur koken tek krahu im dhe e kishte zene gjumi, syte e saj i shikojhe gjithmone te zinj dhe te fryre nga te qarat dhe nga netet pa gjume duke mesuar.
Ajo kishte vuajtur vertet, ajo vazhdonte te vuante per disa gjera por vazhdonte te qendronte e forte, nuk dorzohej para asaj qe i kishte vene jeta perballe. Pastaj isha une qe vuajtja ime me dukej si nje shaka e jetes krahasuar me ate qe kishte kaluar Nevila...

Fillova ti perkedhelja floket dhe buzeqesha kur e shikoja ashtu te qete si nje engjell ne gjume.
I vura buzet tek faqa saj e nxehte dhe ajo u ngrit ne kembe duke bertitur
  - Jo jo te lutem mos - thote ajo dhe e trembur hedh syte nga une.
Endrrat i'a kishin hidheruar gjumin nje engjelli...

Vajza Që Më Bënë Të Vuajजहाँ कहानियाँ रहती हैं। अभी खोजें