Pjesa 53

120 13 0
                                    

Thone se disa gjera nuk duhet te tregohen, por te ruhen sekret gjate gjithe jetes sepse jane gjera qe mund te vrasin shume nese dalin ne shesh, por eshte me mire te vrasin keshtu sesa duke te genjyer ose duke te mbajtur te verteten te fshehur.

Ajo dite ishte torturuese dhe jo vetem ajo, por te gjitha ditet qe do pasonin do ishin te tilla per arsyen e atij sekreti qe do me grryente perbrenda, sekretet te hane te gjalle.
Ajo meritonte te dinte gjithcka rreth kesaj ngjarje, por syte me ishin verbuar nga frika, nga frika se mos e humbisja, nga frika se mos vertete i ati saj s'do pranonte kurre dike qe me pare ka pasur mbesen e tij.
Ajo gjysem dite kaloi ashtu e qete dhe ngadale, si te gjithe ditet e tjera qe do pasonin edhe ate dite ne mendje me rrinte vetem dilema "nese duhet apo s'duhet t'ia them".
Pavarsisht se isha i semure duhet te shkoja ne shkolle per arsye te provimit dhe pasdite u gjenda ne qytetin ku beja shkollen.
Nevila ndoshta nuk kishte ardhur akoma, ndoshta nuk do vinte fare ate dite per te ndejtur pak me teper me familjen e saj!
Tashme gjerat po rregulloheshin serish per te, keshtu ndodhi edhe heren e pare por nuk zgjati shume, shpresoja qe kjo te zgjaste vertete, te zgjaste pergjithmone.

Kur po futesha ne hyrjen qe kisha marre me qera, ulur tek shkallet gjeta Glorian e cila po qante, por sapo me pa mua, fshiu lotet shpejt e shpejt dhe po bente sikur po rrinte!
U afrova dhe u ula prane saj.
E pash ne sy dhe po mundohesha ti tregoja me shikim se e kisha kuptuar qe po qante, por ajo akoma vazhdonte ta mbante veten!
  - Cfare ka ndodhur? - e pyes dhe i ve doren ne faqe.
  - Asgje! Ja po rri pak ketu jashte - ma kthen dhe buzeqeshi.
  - Po rri jashte? Po ben ftohte jashte pse nuk rri brenda? - e pyes serish.
  - Po sepse dua te rri vetem - tha dhe zeri i'u drodh.
  - Mund te me tregosh cfare ke? - e pyeta serish, pash nje lot qe u shkeput nga syri saj dhe u perplas ne cimento.
I hoqa lotin nga faqa dhe e pyes serish se cfare kishte!
  - Do vdes - m'u pergjigj dhe zura te qesh!
Mendova se po bente shaka por jo, fytyra e saj serioze dhe teper e trishte tregonte se nuk po tallej!
Ajo ishte e vetmja shoqe e vertete qe kisha, shoqe te cilen mund ta shikoja si moter.
Ishte e vetmja vajze per te cilen dhe Nevila kishte krijuar pershtypje te mire dhe kush ? Nevila qe behet xheloze per mizen qe me prek!
  - Mos u tall me mua - i them duke e kapur nga mjekra dhe e ktheva drejt meje!
  - Nuk po tallem - ma kthehu duke plasur ne lot dhe me perqafoi!
  - U be disa khe qe kam pasur dhimbje te medha koke, nuk e duroja dot dhe cdo dite behej me e madhe! Sot mora pergjigjet e analizave, nese nuk behem operacion do vdes, por edhe operacioni nuk edhte 100% i sigurte - vazhdoi te thoshte duke qare nderkohe qe me shtrengonte fort!
Nuk dija cfare te beja, nuk dija as cfare te thoja!
Ishte hera e pare qe perballesha me nje situate te tille, madje as qe kisha perjetuar ndonjehere ndonje vdekje! Gjysherit me kishin vdekur qe kur kam qene i vogel dhe nuk mbaj mend asgje! Kjo ishte tronditese, ishte therese kur mendoja sesi nje vajze e tille, plot gjalleri, e buzeqeshur, e bukur dhe kaq njeri i mire mund te shuhej si te ishte nje qiri, mjaftonte nje e fryre dhe kaq, keshtu ishte dhe ajo, para pak ditesh njeriu me i qeshur ne bote ndersa sot e shkaterruar plotesisht!
Megjithate mendova se asgje e keqe nuk do ndodhte, ajo do sherohej dhe do qeshte serish si me pare!
  -Mos u shqeteso, cdo gje do behet mire dhe do plakemi bashke ok ? Do dalim cdo dite per kafe, do dalim xhiro si dy pleq te mbaruar me nje shkop ne dore dhe do ecim rrugve te qytetit duke kujtuar rinine e hershme - i them per ta mbushur me shprese!
Ajo ngre koken, me sheh me syte e saj te medhenj dhe te lagur pastaj me gjysem zeri me thote.
  - Vertete ? Mendon se keto gjera do ndodhin nje dite?
  - Sigurisht qe po, madje shiko, ik merr xhupin se do dalim, do fillojme te shkruajm kujtimet te cilat do i lexojme kur te plakemi - i them dhe e perkedhela tek koka!
Ajo u ngrit rrembimthi dhe sa hap e mbyll syte u gjend serish aty me xhupin veshur!
Nuk me interesonte mese kisha per te mesuar apo se isha semure, ajo ishte shoqa ime dhe kishte nevoje per te buzeqeshur dhe per dike prane qe te mos ndihej vetem!..

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now