Pjesa 49

110 15 3
                                    

Filloi te ngjiste shkallet dy e nga dy, nxitimthi, sa hap e mbyll syte u gjend ne katin e pare.
Shkova pas saj dhe per nje moment nuk e mendova se po futesha diku ku nuk me njihnin.
U futa brenda dhe ishte plot njerez, nuk besoj se do arrinin te dallonin se gjendej dhe nje me teper!
Duke shikuar mbi kokat e njerezve arrita te dalloja nje burre te ulur ne kolltuk dhe Nevilen e cila ishte ulur ne gjunje para tij duke qare!
Personi qe gjendej ne kolltuk ishte i ati saj por nuk po arrija te kuptoja nese ishte gjalle apo kishte vdekur!
Ajo qe kuptoja ishte kurioziteti i njerezve qe vazhdonin te qendronin aty duke shikuar dhe duke bere muhabet!

Hodha syte ne tavan dhe dallova nje vrime dhe suvane e prishur!
Pastaj veshtrova serish drejt Neviles e cila vazhdonte ti puthte doren edhe qante, ajo puthte te njejten dore qe i kishte shkaktuar dhimbje, ate dore e cila shume here e kishte goditur pa meshire!
Ajo dinte te donte shume edhe kur ndiente dhimbje, shikonte te miren aty ku kishte edhe ligesi!
Ajo dinte vertete te donte shume!
Per nje moment m'u kujtua femijria ime, kur i bertisja mamit, kur beja gjera qe prinderit merziteshin dhe nuk mora kurre nje shpulle te vetme gjate ketyre viteve!
Ndersa disa te tjere gati masakrohen nga prinderit e tyre dhe perseri vazhdojne ti duan, ti respektojne dhe te mos i shohin te keqen qe kane brenda tyre, e tille ishte edhe Nevila!
Ajo ngriti koken dhe hodhi syte nga une, buzeqeshi pastaj u ngrit ne kembe! Dy polic, njeri prej tyre me nje qese ne dore ku brenda saj gjendej nje pistolet, moren te atin e saj, pa e prangosur dhe pa e terhequr me dhune do e nxirrnin jashte!

Ai ishte gjalle por e kishte humbur komplet, dukej sikur ishte futur ne nje tjeter bote!
Nje tjeter polic filloi te nxirrte njerezit jashte!
  - Prisni, ky eshte me mua - tha Nevila duke me terhequr nga dora!
Njerezit qe mbeten brenda ishin vetem dy burra nje vajze edhe nje grua!
U ndieva ne siklet sa vendi nuk me mbante.
Here pas m'i ngulnin syte dhe me dukej sikur thonin "po ky c'do ketu"!
  - Ky eshte shoku im i ngushte me ndihmoi per te ardhur ketu dhe nuk mund ta le te iki tani - thote Nevila dhe u afrua afer meje!
Asnje nuk foli, madje me shikuan me inat pervec nenes saj e cila me shikonte embel dhe buzeqeshte sado pak edhe pse ishte e trishtuar!
  - Duhet te ikim ne polici tani, ti Tristan qendro ketu, do kthehem shpejt - thote Nevila nderkohe qe vishte xhupin!
Dera e jashtme u hap dhe u perplas ne mur, dikush u fut nxitimthi, nuk zgjati shume u hap dhe dera dhomes!
Ishte ish e dashura ime.
Per nje moment mendova se ishte nje enderr, pse ajo duhej te ishte ne shtepine e Neviles!
   - Si eshte xhaxhi? - pyet ajo me nje fryme dhe futet brenda.
  - Eshte ne polici - thote Nevila dhe doli jashte!
  - Po vij me ty - tha ajo dhe vazhdoi te ndiqte Nevilen bashke me dy burrat e tjere qe gjendeshin ne dhome!
Por nuk zgjati as dy sekonda dhe ktheu serish koken nga une, me shikoi me syte e saj qe gati sa nuk plasen nga habia dhe beri nje fytyre te surprizuar! Pastaj doli jashte dhe mbylli deren. Mbeta ne shtepi vetem me te emen e Neviles te cilen nuk e lejuan qe te shkonte me ta per te mos u bere me keq nga c'ishte!
Nuk dija cfare te thoja vetem tundja kembet nga ankthi dhe hidhja syte ne cdo qoshe te dhomes por per dreq prap te syte e saj perfundonte shikimi im. Kishte sy njesoj si te Neviles, te trishte dhe te embel! Dukej ngjashmeria saj me Nevilen ne te gjithe fytyren.
Edhe pse pak e vjeter ajo dukej mjaft e bukur, cuditesha sesi i ati saj mund te keqtrajtonte nje grua kaq te bukur sa ajo!
  - Sa kohe ke qe e njeh Nevilen? - me pyet ajo duke me nderprere mendimet.
  - U be nje vit - i'a ktheva duke harruar qe e kisha njohur para se te vazhdonte shkolla.
  - Por shkolla nuk ka nje vit qe ka filluar - ma kthen ajo, u bllokova dhe nuk dija cfare ti thoja, po mendohesha por sa me shume mendohesha aq me shume ngaterrohesha!
  - Mos u shqeteso, Nevila me ka treguar gjithcka per ty -  shtoi duke buzeqeshur lehtazi!
Per nje moment e ndieva nxehtesine te me pushtoi trupin dhe e dija se fytyra me ishte skuqur...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now