Pjesa 71

109 16 4
                                    

Nuk ishte hera e pare qe beja kete gabim, por heret e tjera i beja me vetedije dhe isha pa dike ne krah, e njejta gje ishte edhe tani, nuk kisha dike ne krah por e kisha dike qe e doja shume, por pavetedije kisha bere gabimin me trashanik qe kisha bere ndonjehere.
Ajo me shikonte e buzeqeshur dhe dreqin ishte teper e bukur, por nuk e doja madje as emrin nuk i dija megjithate kisha fjetur me te.
  - Por une nuk te di as emrin! - i them i trishtuar .
  - Quhem Leandra, por ej mos u trishto ashtu, nuk po te kerkoj asgje pvarsisht asaj qe ndodhi, ishte deshire e imja prandaj ndodhi - thote pa e vrare mendjen.
  - Po por une isha i dehur, ti perfitove nga kjo gje - i them dhe e pash ne sy, sy te cilet nuk dridheshin dhe as nuk trishtoheshin per asgje ne bote, ajo ishte nje femer moskokcarese dhe pa ndienja, nuk donte t'ia dinte per asgje.
  -Perfitova? Qef bere edhe ti - ma kthen duke qeshur!
  - Pastaj ti nuk mban mend asgje keshtuqe mos te vrasi ndergjegja - shtoi dhe me shkeli syrin!
Ktheva koken ne anen tjeter dhe po mendoja. Po mundohesha te sillja ndermend ndonje gje, nje fragment momenti nga ajo c'kishte ndodhur mbreme, por ishte e pamundur, dicka me pengonte te kujtoja, me dukej sikur asgje nuk kishte ndodhur.
  - U merzite? - me pyeti duke me kapur nga krahu dhe me kthen nga vetja e saj!
Ishim me shpejtesi, ajo po me shikonte mua, une hodha syte nga rruga dhe pash sesi per nje sekond te vetem u afruam aq shume tek nje makine e cila frenoi!
                         ***
  - Mos e prek, mos e levizni - degjova nje ze qe me vinte i turbullt!
Zhurma makinash qe kalonin me shpejtesi, bori makinash, britma njerzish, erresire!
Me dukej si enderr, si dicka e cuditshme, tamam si ato endrrat qe sheh sikur je ne shtepine tende por je ne nje tjeter shtepi megjithate ndjen se eshte shtepia jote.
Keshtu ndihesha, sikur isha aty por edhe sikur nuk isha.
U mundova te hapja syte por ndjeva dhimbje, nuk levizja dot, nuk flisja dot, mos kisha vdekur?
Mos eshte keshtu te vdesesh?
Te ndjesh gjithcka qe ndodh, por mos levizesh, mos flasesh qe te tregosh se po degjon.
Me erdhi te plasja, u tmerrova. Ndihesha sikur kisha ren ne nje pus te erret dhe njerezit qe kalonin aty nuk mund te me degjonin dot per te me ndihmuar.
Ndjeva dicka qe me preku koken, pastaj krahun.
   - Mos e leviz - u degjua i njejti ze i njejte me te parin qe bertiste.

Hapa syte dhe nje drite e forte me ra ne sy, ishte e bardhe dhe e fuqishme. Mendova se tani vertete po vdisja dhe se me ishte shfaqur ajo drita qe njerezit flisnin gjithmone, por jo, dikush doli para drites dhe me nje drite te vogel me krontrolloi syte
  - Me degjon? Nese me degjon mbylli syte dy here - tha ai dhe ashtu bera, mbylla syte dy here dhe pash sesi ai u largua nga drita!
Forca asaj drite po me verbonte, por pak nga pak syte filluan te mesoheshin.
Nje grua futi nje gjilpere ne krahun tim dhe me buzeqeshi
  - Do behesh mire, fli pak gjume tani - peshperit duke me vendosur doren ne ball!
Pak nga pak syte po me mbylleshin prap, nuk doja te futesha prap ne erresire, kisha frike se mos nuk zgjohesha serish.
Edhe pse ne gjume e ndieja vetedijen time, madje arrija te mendoja paksa, me dukej vetja sikur qendroja pezull ne erresire, sikur udhetoja ne univers.

Ndonjehere te lendohesh nga mohimi i dashurise dhemb shume, te ther ne shpirt por nuk eshte dhimbja me e madhe qe ekziston.
Kur largohet dikush qe ke nje vit qe e njeh, pak nga pak mesohesh me idene se nuk do e kesh me prane dhe pak nga pak dhimbja largohet me kohen, por ka dhimbje nga ato qe zgjasin per gjithe jeten, ato jane me te tmerrshmet dhe nuk kane lidhje me dashurine ne cift.

Hapa serish syte, po e njejta drite por kete here verbimi saj nuk zgjati me shume se disa sekonda.
  - U zgjua - u degjua nje ze burri dhe perpara syve me doli im ate, pastaj nena dhe me pas motra e cila kishte syte te skuqur nga te qarat.
Ngrita koken ngadale dhe pertej maskes qe kisha ne fytyre arrita te dalloja Nevilen e cila qendronte ne fund te shtratit dhe doren e kishte tek kemba ime, por une nuk e ndjeja prekjen e saj, nuk e ndieja nje dore mbi kembe, nuk i ndieja kembet, e gjithe bota mu shemb ne koke dhe gati sa nuk plasa perbrenda!...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now