Pjesa 58

106 18 1
                                    

Kishin kaluar tre dite qe nga largimi i Glorias, tre dite qe dukeshin si tre minuta, dhimbja vazhdonte te ishte e madhe!
Fal zotit prane kisha Nevilen dhe keshtu ngushellonim njeri tjetrin, por nuk ishte e lehte te ngushellosh dike kur je vete cope-cope!
Nuk isha bere ndonjehere aq keq, te vuaja aq shume dhe te kaloja ne ate gjendje! Kishte raste, kur isha vetem qaja aq shume sa grisja murin me thonj, ndonjehere veten per te ndjere dhimbje ne trup dhe jo ne shpirt.
Sa here mbyllja syte me shfaqej fytyra e saj e qeshur me floket e mbuluar nga bora, me buciste ne koke zeri saj i embel qe me therrste ne emer! Perqafimet e saj me mungonin akoma me teper!
Gjithcka dukej bosh, e ftohte dhe gri! Ndihesha i marr fund, nuk e kisha menduar se isha kaq i dobet, por jam i sigurte se kushdo qe e kishte njohur ate ndihej po keshtu si une.
Me dukej sikur ajo ishte drita e vetme ne kete bote te erret dhe, kur mendoja se ajo nuk eshte me, me dukej sikur erresira po vinte si nje dallge e madhe dhe do permbyste gjithcka!
Kur isha vetem ne shtepi, gje qe ndodhte rrale pasi Nevila ishte me mua shumicen e kohe, ndjeja sikur ajo ishte prane meje, sikur me lutej qe te mos qaja, sikur nuk po e lija te shkonte atje ku ishte nisur, por nuk ishte e lehte te mesohesha me idene se ajo nuk do ishte me jashte pallatit duke luajtur, nuk do me shante me ato nofkat e saj te cuditeshme, nuk do vraponte me drejt meje duke me perqafuar dhe te me thoshte "te kam xhan sa e gjithe bota"! Me dukej sikur kisha humbur nje njeri te familjes, aq e dashur dhe e mire ishte ajo sa te futej per pak kohe shume thelle ne zemer!
Thone se koha sheron gjithcka, ne fakt koha nuk sheron por te meson te jetosh me dhimbjen, vjen nje moment kur e pranon humbjen dhe c'lirohesh nga ajo brenge, thjesht duhet ta lesh te shkoje por jo ta harrosh!

Kishte kaluar nje jave e tere dhe Nevila flinte tek une cdo nate, e dinte qe po te rrija vetem do qaja dhe do ndihesha keq, keshtuqe vinte dhe ndihej keq bashke me mua derisa gjumi na zinte perqafuar!
Falenderoja Zotin qe ajo ishte prane meje dhe pavarsisht se ndihesha shume keq, here pas here arrija ta beja te qeshte, ndonjehere kur nuk ja arrija me fjale filloja e gilikosja.
Kur dilnim jshte nga pallati gjithmone hidhja syte ne qoshen e shkallve ku ajo qendronte ulur gjithmone dhe, ashtu me sy hapur e imagjinoja serish aty duke me buzeqeshur dhe duke ardhur drejt meje me vrap!
Cdo dite qe kalonte ndihesha me mire, kisha filluar ta pranoja ate ngjarje dhe arrita ta leshoj qe te shkonte, por jo qe ta harroja, sdo e harroja kurre ate buzeqeshje.
Por jeta vazhdonte, nuk me behej vone per veten por me teper per Nevilen e cila shkatrrohej me keq kur me shikonte mua aq te dobet dhe te thyer! Ne cdo dite qe kalonte here pas here ndihesha edhe keq pasi shikoja vende ku ajo rrinte, shikoja vajza qe ishin shoqet e saj dhe me dukej sikur nga momenti ne moment, ne mes ahume vajzave do shikoja buzeqeshjen e saj! Por kjo nuk ndodhte dhe keshtu ndihesha keq.
Nuk do mjaftonte vetem kjo ngajrje per ta na e bere me te veshtire jeten, do kujdesej Bruna qe gjerat te beheshin serish keq.

Ishte e Premte dhe zakonisht cdo dy te premte nje here shkonim ne shtepi! Dhe ishte pikerisht ajo e premte kur gjerat do komplikoheshin aq shume sa kurre me pare mes meje dhe Neviles!
Tashme i ati saj ishte interesuar se kush isha, nga isha dhe i kujt isha, sic ndodh rendom ne vendin tone.
Ate mbremje te premtes, i ati saj kishte ditlindjen dhe me doemos me donte patjeter ne shtepine e tij per darke.
Me pelqeu fakti qe me konsideronte aq te afert sa te me ftonte per darke, ndoshta donte te me afronte me shume me familjen e tij dhe ta bente me serioze lidhjen time me Nevilen pavarsisht se ne i kishim thene qe jemi shoke disa gjera kuptohen pa i thene dhe ai i kishte kuptuar fare mire.
Ai  pikerisht sic e kishte pershkuar Nevila, i mire i kuptueshem dhe i drejte por vetem kur ishte i papire, ndryshonte puna kur alkoli notonte ne gjakun e tij!

Trokita dy here tek dera dhe deren ma hapi Bruna e cila me shikoi njehere nga koka te kembet pastaj u spostua dhe u futa brenda!
Ishin po te njejtet njerez qe ishin edhe diten kur ai donte te vriste veten, njerezit e tij me te afert!
Hodha syte nga Nevila dhe ishte e trishtuar, tundi dy here koken dhe pastaj kafshoi buzen ne shenje trishtimi!...

Vajza Që Më Bënë Të VuajKde žijí příběhy. Začni objevovat