Pjesa 48

119 15 9
                                    

Ajo dite kaloi ngadale dhe e qete!
Per pak kohe, te pakten per pak kohe e hoqi mendjen nga ngjarja me te atin! Por nuk e kishte te lehte te bente gjate gjithe kohes sikur ishte mire, nuk mund te jesh mire kur yt ate te ve dore sidomos kur je vajze!
Vrisja mendjen sesi ndihej i ati saj kur i dilte pija, nese i dhimbte kur e shikonte te bijen me te nxira ne fytyre, valle a e pyeste "Bije kush te ka rrahur" apo thjesht e kaperdinte ate ndienjen e fajit, apo as qe e ndiente fare ndienjen e fajit.

Ishte mbremje dhe dritat kishin ikur, shiu kishte filluar rrembyeshem dhe dukej sikur do permbyste gjithcka!
Ne driten e qiriut, te shtrire ne krevat po lexonim te dy nje roman!
Ishte hera e pare qe do flija gjume naten me ate, nata eshte e keqe, eshte perverse por jo kur isha me ate!
Ishte krejt e kunderta, ndieja paqe qe ajo ishte aty prane meje!
Ndoshta shume mendojne se te besh dashuri eshte te kryesh mardhenie, eshte komplet e kunderta, me te beja dashuri sa here e puthja, sa here e perqafoja, por me shume e ndieva dashurine ate nate kur te dy te heshtur kishim humbur ne boten e atij romani!
Fika qiriun dhe u shtriva serish prane saj, e mora mes krahesh dhe mora fryme me aromen e saj qe ishte perzier me ajrin!
Lekura e saj e ngrohte dhe e lemuar ishte ngjitur me lekuren time, hera e pare kur kisha nje femer prane dhe mendimi pare nuk ishte ta zhvishja por ta perqafoja dhe te flija me te, thjesht te flija!
Nuk e kuptova se kur na zuri gjumi por ora ishte 01 e nates kur celulari saj filloi te dridhej mbi komedine!
E mora ne dore dhe pash mbi ekran "Babi" e zgjova Nevilen dhe i dhashe telefonin!
  - Alo ba? Cfare ka ngjare? - e pyet ajo dhe zeri ju drodh! 
  - Pse po qan ba? Cfare ke? - vazhdoi te thoshte e friksuar.
  - Jo mos e bej, ti e di qe nuk ka gje, ti e di qe une te dua shume, nuk te mbaj inat ba - shtoi dhe filloi te qante!
Nuk po kuptoja cfare po ndodhte por nuk ishte gje e mire!
Degjoja vetem zerin e saj i cili dukej i trembur dhe i friksuar!
  - Ba mos bej gje, une po vij aty tani mos bej gje me prit se po vij - thote ajo dhe ngrihet nxitimthi nga krevati. Dritat akoma nuk kishin ardhur, koha e keqe siduket kishte bere ndonje avari! Ndeza qiriun dhe ajo mblodhi rrobat dhe po vishej nderkohe qe ecte!
  - Duhet te iki ne shtepi, babi do te vrasi veten - me thote dhe del jashte!
U ngrita nga krevati, fillova te vishesha duke zbritur shkallet dhe e ndalova ne dalje te pallatit!
  - Si do ikesh? - e pyes dhe e marr nga krahu.
  - Nuk e di, ne kembe, me vrap me cte gjej, po cmendem - thote ajo duke qare dhe u sul drejt rruges me vrap, shiu binte me gjyma aq shume sa nje sekond po te dilje jasht beheshe qull!
Nxorra celularin dhe mora kusheririn ne celular!
Pastaj vrapova per tek ajo e cila nuk dinte te pushonte se vrapuari madje nuk dinte as nga po shkonte!
U rrezua ne mes asfaltit, arrita tek ajo dhe e mora ne krah duke shkuar poshte nje strehe!
Qante aq sa mendova se do plaste.
  - Do ikim bashke - i them dhe hoqa xhaketen duke ja hedhur ne kurriz! Nuk foli asnje fjale, u ul dhe po rrinte pa levizur, po kalonte ne depresion, pak nga pak po e humbiste arsyen!
E mora prej dore dhe e terhoqa ne rruge ne mes te shiut!
U drejtova per nga hyrja dhe fillova te vrapoj me te, mjaftonte te dinte qe po ecte dhe i dukej sikur po shkonte tek i ati, nuk mund ta lija te shkallonte poshte asaj strehe, me mire te lageshim sesa ta humbisja pergjithmone!
Nuk vonoi shume dhe kusheriri erdhi me makine, e futa brenda ne makine dhe u nisem me shpejtesi!
Kur kuptoi se ishte brenda ne makine i erdhi fytyra dhe reagoi!
Qyteti ishte normalisht nje ore larg por per 20 minuta arritem para pallatit saj! Jashte ishte mbledhur gati gjithe pallati dhe 3 makina policie qendronin te parkuara me tutje!
  - Babiii -klithi ajo dhe vrapoi per tek shkallet!...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now