Pjesa 25

165 16 0
                                    

Gloria me shikoi si e ndier ne faj dhe pastaj hodhi syte per nga Nevila e cila po ecte ne rruge duke nxituar.
  - Mos te prisha pune me te dashuren ? Qenka shume xheloze -  me thote ajo.
  - Eh eshte pak - i them duke buzeqeshur dhe ngrihem dal jashte por nuk po e shikoja dot me Nevilen.
  - Shko kerkoje, nuk eshte mire qe nje femer xheloze ta lesh te shkoje, plas perbrenda nese nuk e qeteson - me thote Gloria duke me vendosur doren mbi sup.
  - Ate do bej, mirupafshim Gloria - i them une dhe nisa te nxitoj ne drejtim te rruges nga shkoi Nevila.

Arrita ta dalloja mes njerezve, ecte shpejte dhe floket i tundeshin sa ne nje sup ne supin tjeter. Ajo binte ne sy edhe sikur te ishte mes miliona njerezve, do e dalloja fytyren e saj mes mijera portretesh, do e dalloja edhe ne erresire aromen e saj qe ishte e njejte me vajzen e panjohur.
U kthye ne nje kthese duke u futur ne lagjen ku kishte pallatin. Vrapova per ta arritur dhe munda ta ndaloj mes shkalleve te katit pare.
  - Ej cfare ka, pse vrapon keshtu? - e pyes duke e kapur nga dora.
Ajo ndaloi, shtriu floket para fytyres dhe u drodh e gjitha.
  - Kisha nevoje per ty -  me thote dhe u kthye nga une. Floket i mbulonin njeren ane te fytyres ndersa tjetra ishte bardhe si bora.
  - Jam ketu tani - i them dhe ajo me perqafon.
  - Cfare ka ndodhur? - e pyes nderkohe qe e mbaj perqafuar.
  - Asgje, me kishte marre malli per ty -  thote ajo, e shtyva pak para vetes dhe mundohem ti largoj floket nga faqa por me doren e saj me kap tek kyci i dores.
  - Mos e bej - me thote me zerin qe j'u drodh.
Nuk e degjova, i futa dy gishtat poshte flokeve dhe ja hodha mbrapa veshit. Nje shenje e kuqe e perzier me te zeze ishte bere ne faqen e saj. Nuk dukej si nje shpulle dhe as si nje perplasje e pavullnetshme me deren apo me murin.
Ishte nje grusht dhe dukej mjaft qarte.
  - Po kjo ? Kush ta ka bere? -  e pyes dhe e shoh ne sy, ne ata sy qe dridheshin dhe mbanin lotet te burgosur.
  - Nje aksident.
  - Aksident ? Vetem ketu u vrave ?
  - Jo, edhe tek krahu - thote ajo duke me treguar krahun dhe lotet i plasen nga syte duke vershuar neper faqe.
  - Ej qetesohu, jam une ketu -  i them dhe e mora serish mes krahesh. E ndieja tek dridhej ne krahet e mi dhe filloi te qante me denese.

U ulem tek shkallet dhe po mundohesha ta qetesoja, dukej e shkatrruar aq sa e humba shpresen se mund ta qetesoja, keshtuqe e ngrita dhe shkova drejt hyrjes saj ne menyre qe mos e shikonin komshinjte ne ate gjendje.
U futem brenda dhe e ula ne divan. Floket i ishin perzier me lot dhe i ishin ngjitur ne fytyre, shenja ne fytyre ishte teper e dukshme sado qe floket e saj e mbulonin! U ula afer saj dhe j'a hoqa floket nga faqa duke ja fshire edhe lotet, ajo me shikoi dhe une i buzeqesha.
Kur provova ta perqafoja, kur i vura doren ne shpine ajo renkoi, ndjeu dhimbje kur e preka ne shpine. Nuk mjaftonte vetem ajo shenje por ishte edhe trupi saj qe ishte plot te tilla.
U kthye me kurriz nga une dhe me zerin qe i dridhej me thote "ngrije lart". Futa doren poshte trikos saj dhe e ngrita ngadale lart, nuk kisha pare ndonjehere dicka te tille, ishin pese vija te kuqe qe ngjanin me formen e rripit pantallonave!
Ula trikon e saj dhe per nje moment nuk po pertypesha dot. Nuk e di nese e kisha ngaqe nuk kisha pare ndonjehere nje femer ne ate gjendje apo ngaqe ishte Nevila ne ate gjendje, por me siguri ishte kjo e fundit.
Nuk dija cfare te thoja, nje heshtje ra mbi dhome ishin vetem syte e saj te trishte dhe syte e mi qe shikoheshin.
- U trondite apo jo? - me pyet ajo duke thyer heshtjen pastaj qeshi ne menyre ironike.
  - Nuk di c'te them, eshte teper e rende, me duket e tepert te them fjale.
  -Per mua jane gjera normale por kohet e fundit sa vijne e behen me te shpeshta.
  - Pse nuk e denoncon? - e pyes, sa degjoi kete fjale u friksua!
  - Cfare po thua? Eshte im ate - thote ajo dhe gati sa uk filloi prap te qante.
  - Dhe ti je vajza tij, dhe nena jote eshte gruaja tij por mesa duket ai nuk do t'ia dije!
  - Por ai nuk eshte gjithmone keshtu, ai pi dhe behet keshti, jane problemet qe e bejne keshtu.
  - Cilat probleme zgjidhen duke rrahur vajzen dhe gruan tende ? Me thuaj?

Ajo beri nje fytyre te trishte, ktheu koken nga dritarja dhe po mendohej, sado qe mendohej asnje pergjigje nuk ishte e sakte per pyetjen qe i bera....

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now