Pjesa 82

104 15 0
                                    

Ashtu sic bera me Nevilan, do beja edhe me Leandren, por ajo kishte vendosur ta bente vete kete gje!
Mbas atyre diteve te trishta dhe monotone, me ne fund do qendroja pak me dike, te flisja dhe te mos ndihesha aq i vetmuar.
Pavarsisht gjithckaje, Leandra nuk kishte asnje faj per ate qe me ndodhi dhe nuk mund ti mbaja inat, ashtu sic me ndodhi mua, mund ti kishte ndodhur edhe asaj, por jeta vendosi te me denonte mua.
Ajo ishte teper e bukur, ishte nje mrekulli e natyres, sikur zoti e kishte pikturuar me doren e tij, por nuk ishte Nevila dhe per kete fakt nuk do mund ta mbushte dot ate mungese qe ndjeja ne jeten time.
   - Me kishte marre malli! - me thote duke buzeqeshur dhe me shtrengonte doren, dukej e lumtur, me behej qefi per ate kur e shikoja ashtu!
  - Edhe mua me kishte marr malli per ty, mendova se me kishe harruar - i them dhe i buzeqesha ashtu sic buzeqeshja keto kohe, trishtueshem!
  - Asnjehere nuk do te harroja ty, ti je i vecante per mua Tristan, nuk do te harroj kurre edhe sikur te dua une.
  - Pse e thua kete gje? Ke ndermend te largohesh? - e pyes i cuditur.
  - Po do largohem, por jo pergjithmone - thote ajo dhe filloi te rremonte ne canten e saj!
Nxorri nje leter dhe mbi te shkruajti nje numer telefoni
  - Ky eshte numri im, per cfardo lloj gjeje te kesh nevoje, mos ngurro - shtoi dhe mbi numer vuri emrin e saj!
  - Ku do ikesh? - e pyes dhe mora letren!
  - Neser do nisem per ne Angli, me kane ofruar pune ne nje bar, aty kam dhe miqt e mi qe luajne muzik dhe per me teper eshte edhe djali qe dua, mendoj te rinis jeten time, por para se te bej kete gje, dua te rregulloj jeten tende, pasi isha une qe e shkaterrova -  thote ajo dhe me perkedheli fytyren me gishtat e saj te holle e te bute!
  - Cdo te thuash me kete gje? -  e pyes i cuditur.
Ajo buzeqesh dhe afrohet tek une, me perqafon, me puth ne faqe dhe pastaj me sheh ne sy!
  - Si fillim do te tregoj dicka qe ndoshta te ndryshon disa gjera, por me vone do mundohem te bej edhe me teper se kaq - me thote dhe me mbante doren me duart e sa.j
  - Nuk po te kuptoj!
  - Ate nate kur u zure me ate djalin, qe ikem bashke me makine dhe te thashe se kishim kryer mardhenie, ne fakt nuk bem asgje sepse ti kishe pire aq shume sa as gojen nuk e mbyllje dot - me thote ajo dhe u shushata,
  - Pse me the se kemi kryer mardhenie atehere? - e pyes dhe fillova te merzitem.
  - Po sepse doja te kisha timin, te kisha dike si ty.
  - Tani nuk te hyj me ne pune apo jo?
  - E ke gabim, une do sakrifikoja jeten time per ty, te betohem, por ti nuk me do dhe nuk mund te qendroj, por nuk do te harroj, ta premtoj.
  - Ndoshta ben mire te ikesh tani - i them i merzitur dhe zeri filloi te me dridhej!
Gjerat e fundit qe kishin ndodhur, me kishin bere shume te ndjeshem dhe mjaftonte pak per te me bere te ndihesha keq.
  - E kuptoj qe je merzitur me mua, e dija qe do merziteshe, por do e shlyej gabimin tim nje dite, ta premtoj - thote ajo dhe afrohet me perqafon, me pas shkon drejt deres dhe buzeqeshi duke me bere me shenje qe ta telefonoja!

Nuk e kuptoja pse nuk mund ta urreja ate njeri, me genjeu dhe prej asaj genjeshtre ndodhi gjithcka!
Kishte nje buzeqeshje te cilter dhe te sinqerte, tregonte se brenda saj nuk ishte nje njeri i keq!
Per cfare do me duhej mua numri saj? Ajjo me siguri do me harronte sapo te kalonin disa muaj, as qe do i binte mendja tek une kur te ndodhej ne Angli!
Por as largimi saj nuk me beri pershtypje, fundja une do e largoja vete, por ndryshimi ishte se ajo tha qe nuk do ikte pergjithmone!
Jeta ime sa vinte dhe behej me e ngaterruar, gjithe keto gjera me dukeshin si nje rrjete qe me kishin hedhur dhe une isha ngatrruar me te dhe nuk po mundesha dot me te clirohesha.
Ndoshta po ta dija se nuk kisha bere asgje me Leandren, nuk do e kisha larguar as Nevilen.

Me kishte marre shume malli per perqafimin e saj, vetem ajo me bente te buzeqeshja edhe pse isha shkaterruar.
Per nje moment doja ta kerkoja dhe t'i sqaroja gjithcka, por kisha frike! Ndoshta jo per t'u rikthyer, por per ti hequr nga supet ndienjen e keqe te tradhetise!
Mora celularin dhe po kerkoja emrin e saj tek numrat, shpresoja te kishte te njejtin numer...

Vajza Që Më Bënë Të VuajOù les histoires vivent. Découvrez maintenant