Pjesa 7

235 25 3
                                    

Melodia e dallgeve qe puthnin bregun perzihej me melodine e atyre hapave te friksuar.
Dikush po afrohej drejt meje.
Mes erresires dalloja vetem nje trup qe behej cdo here edhe me i dukshem. Vrisja mendjen nese ishte vertete ajo apo ishte thjesht nje kalimatr i rastesishem. Per here te pare ndjeva zemren te rrihte ne ate menyre, u cmend e tera, dukej sikur donte te dilte nga kraharori! Personi, u afrua tek stoli ngjitur meje dhe u ul.
Nuk nxorrem asnje fjale per afersisht 10 minuta, ato 10 minuta nuk bera asgje tjeter vecse e shikoja dhe mundohesha qe te ndaja erresiren nga fytyra e saj per ta dalluaxr se c'pamje kishte.
- Po te prisja - peshperiva me sigurine e plote se ishte ajo!
- Nga e dije se do vija? -  me pyet dhe drejtohet nga une.
E urreva erresiren sepse nuk mund te shikoja fytyren e saj por te them te drejten nuk me interesonte fytyra e saj, ishte thjesht kuriozitet per te ditur se si eshte ky njeri qe me ben te mos ndjej ndjenjen me te poshter qe ekziston, boshllikun!
- Thjesht e dija, ashtu si une edhe ti nuk mund ti besh dot ball kesaj ndjenje apo jo - i thashe dhe tentova te afrohem prane saj gje qe ajo nuk e pranoi dhe u shty ne fund te stolit.
Ishim ne nje stol tashme dhe ajo gjendej vetem nje zgjatje dore larg meje. Kishte frike dhe ishte normale, ishte vetem ne mes te nates me dike qe as nuk e njihte, por besoj se besimi dhe mbrojtja qe kishte gjetur tek une ishte me e forte se frika qe ajo ndjente.
- Ndoshta, ose ndoshta eshte thjesht nje rastesi qe jemi serish afer njeri tjetrit - peshpiriti ajo me zerin e saj te ngjirur te cilin e bente vete te tille per te mos treguar zerin e saj te vertete.
- Nese do ishte rastesi atehere nuk do e dije se jam serish une, nuk do e dije se ke te besh me te njejtin njeri. Ti e dije se isha une, e dije se po te prisja ndaj erdhe - i thashe dhe fillova te afrohesha ngadale qe ajo mos e kuptonte.
Nuk tha asnje fjale tjeter.
Heshtem per pak minuta pastaj ajo u ngrit ne kembe dhe u drejtua per nga deti,
- E adhuroj aromen e detit qe era e perplas ne fytyre, eshte perkedhelja me e ngrohte dhe me e dashur qe ekziston, e ndjen deri ne palc embelsine e kesaj perkedhelje. - vazhdoi te thoshte dhe me pas u drejtua per nga une.
Ne erresire dallova doren e saj qe u zgjat drejt meje, donte te shkoja afer saj dhe kestu bera, u ngrita dhe kapa doren e saj te bute, per nje cast mendova se po prekja nje engjell dhe ashtu ishte vertet.
Mbeshtolla doren e saj me doren time dhe po e shtrengoja, te njejten gje beri dhe ajo, forcoi muskujt dhe me shtrengoi.
Me duhet te rrefej se ishte ndienja me e bukur qe me kishte pershkruar ndonjehere trupin, si droga u fut ne cdo qelize duke me infektuar me ate ndjenje, ndjenje e cila eshte e papershkrueshme me fjale, duhet vetem ta ndjesh.
- E di? Mund te dukem budallacke ose jo vajze e mire qe, naten vij ketu dhe te shtrengoj doren te perqafoj ashtu sic bera mbrem, por nuk e di, eshte dicka qe nuk ta shpjegoj dot, dal kundra vullnetit tim sikur dikush brenda meje me komandon, me kupton? Ti me kupton apo jo?"
- Te kuptoj shume mire. Po te mos kuptoja nuk do isha ketu duke pritur te vish! Te them se ta kam kerkuar sot tek cdo vajze qe shikoja do te dukej budallik por e kam bere, ne cdo sy qe shikoja, mendoja se mos ishin syte e tu, ndersa tani te kam kaq prane dhe kam frike te ndez nje drite dhe te shoh fytyren tende, kam frike se mos te tremb dhe largohesh prej meje - i peshperita afer veshit nderkohe qe dora ime shtrengonte te sajen dhe e saj doren time ndersa gishtat ledhatoheshin lehte.
- Jo, mos ndiz asnje drite te lutem-  tha ajo e friksuar dhe u perpoq te me leshonte doren!
Nuk e kuptoja friken e saj, pse duhej te fshihej nen petkun e erresires, por bera ashtu sic me tha ajo. E shtrengova fort dhe nuk e lash te largohej, ajo u pajtua me kete gje dhe me rrethoi me krahet e saj.
Te flisje ishte e tepert, ishin ndjenjat ato qe flisnin me teper, menyra sesi zemra saj rrihte mbeshtetur tek une fliste me teper se cdo fjale qe mund te thuhej.
Ajo u shtri ne stol dhe koken mbeshteti ne prehrin tim, fillova ti perkedhel leht floket dhe here pas here i prekja ngadale me gishta fytyren, dukej tmerresisht e bukur me ane te prekjes.
"Do ma thuash emrin te pakten ?" e pyeta por nuk mora asnje pergjigje. E kishte zene gjumi duke u perkedhelur si nje kotele vogel. Doja te perfitoja nga ky moment, ishte perfekt per te ndezur cakmakun dhe te shikoja fytyren e saj, keshtu bera nxorra cakmakun dhe e ndeza...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now