Pjesa 15

191 19 1
                                    

Nevila, ajo ishte vajza me e bukur e shkolles, ajo qe buzeqeshte gjate gjithe kohes, qe mundohej ti bente te tjeret te qeshnin.
Nuk kisha hasur kurre dike si ajo ne jeten time, njeri me buzeqeshje dhe sy te trishte.

Nevila, vajza qe gjithmone e shikoje mes librash, vajza qe dukej e brishte dhe e trishte ishte po ajo vajza rebele qe ta perplaste ne fytyre te verteten dhe mendimin e saj qofte ky i mire apo i keq dhe kjo ishte arsyeja pse u largua nga shoqet e saj.
Me tregoi se i urrente njerezit hipokrit dhe interesaxhinjt, me teper urrente ata njerez qe preknin nje femer duke ushtruar dhune.

Me tregonte per nje vajze te cilen e kishte komshie, nje vajze qe i ati sa here pinte e rrihte bashke me te emen. Ndonjehere per arsyet me te kota, pse gjella nuk kishte mjaftueshem krip pavarsisht se ishte e mbytur ne kripe por ai nuk arrinte ta ndante shijen e alkolit me ate te kripes, ndonjehere pse eshte gjella e ftohte e here pse eshte e nxehte.

Ky eshte nje nga shume realitetet shqiptare, realitete qe ndodhin rendom ne kete vend ku femra duket si nje skllave qe duhet ti sherbej burrit.
Por nuk dukej sikur kjo gje i ndodhte vertet komshies saj.
Ndonjehere kur fillonte te fliste per kete gje nuk dinte te ndalonte me, dukej sikur donte te fliste e te nxirrte gjithe ate duf qe kishte brenda vetes per te tille njerez, ndonjehere edhe zeri i dridhej e gati sa nuk qante.
Ose ajo ishte teper e ndjeshme ose komshia saj ishte vete ajo por kishte frike ose turp te tregonte.

Ishte nje pasdite Nentori kur para se te shkonim ne mesim mu lut qe te ndalonim per pak tek parku.
Nuk i'a prisha, i kapa doren dhe ajo me hodhi syte e buzeqeshur.
- Do mendojne se jemi te dashur po na shikuan kapur perdore? - me thote dhe me shtrengoi doren.
- Qe kur te intereson cfare thone te tjeret? - i them dhe vazhdova te ecja me te kapur perdore.

U futem ne park dhe u ulem tek stoli ku ajo ulej gjithmone per te lexuar.
Pak metra larg nesh ishte nje pellg i vogel ku laheshin disa rosa dhe ne mes atij pellgu dy zambak te bardhe qe per cudi ishin te vetmit ne ate mini liqen.
As une, as ajo nuk po flisnim,.
Ishte bukur te heshtje prane saj, ta shikoje te perqendruar me syte drejt natyres dhe per here te pare e pash vertet te buzeqeshur si ne fytyre ashtu edhe ne sy.
- Eshte kaq qetesi ketu, ketu eshte streha ime kur dua ti largohem botes - me thote dhe vazhdonte ti mbante ngulur syte nga pishat qe gjendeshin ne fund te liqenit.
- Pse ma tregon mua strehen tende? - e pyeta dhe u ktheva nga ajo.
Mbasi buzeqeshi pak ktheu koken nga une dhe duke me vendosur doren e saj mbi timen me thote:
- Ti je miku im i vetem dhe kam besim tek ty te tregoj gjithcka timen sepse e di qe nuk do me zhgenjesh kurre - tha ajo.

Une isha vertet miku saj i vetem, tashme ajo nuk kishte me as shoqe as miq te tjere, isha vetem une.
Por edhe une njesoj si ajo, vetem ate kisha. Vetem ajo me ngjallte besim dhe nuk me bente te ndihesha keq, vetem tek ajo gjeja qetesine qe me mungonte.
- Do jem gjithmone prane teje sa here te kesh nevoje, edhe sikur te me largosh, edhe sikur te me shtysh une serish do jem diku ne cep duke te pritur qe ti te kesh nevoje per nje perqafim, ta premtoj kete - i them duke i vendosur doren te faqa saj e ngrohte dhe e bute.
- E di ? Mendoj se ti dhe une jemi njesoj, kuptohemi, ti me kupton apo jo!?"
- Sigurisht qe te kuptoj, te kuptoj aq mire sa pa me thene asgje kuptoj shume gjera tuat -i thashe dhe ula syte tek dora saj qe ishte mbi timen.
- Cfare gjerash kupton ?
- Kuptoj qe ajo komshia jote nuk ekziston, kuptoj ate neverine tende per njerezit qe ushtrojne dhune, kuptoj pse ti i largon njerezit por mua jo.
- Cfare do te thuash me kete?
- Ajo qe dua te them eshte se ti ke nevoje te qash tek supi dikujt, ta kafshosh duke nxjerre dhimbjen qe ke brenda vetes, je lodhur nga arratisjet prej realitetit dhe gjithcka eshte kaq e dukshme dhe e qart per mua, ajo qe dua te them eshte se ti ke nevoje te qash me te madhe, te bertasesh dhe te ulerasesh, je lodhur duke i ndrydhur ndjenjat, je lodhur nga dhimbjet nga te cilat je mbushur deri ne gryk dhe ke nevoje te shperthesh sepse nuk mban me Nevil.
- Oh dreqin, pse mi thua keto fjale?
- Sepse jane te verteta, mos u shmang me, e di qe komshia jote nuk eshte askush tjeter vecse ti - i thashe dhe ajo shtyhet deri ne fund te stolit, duke me shikuar me syte e saj qe dridheshin mundohet ta mohoj por fjalet i ngecen ne gryke.
Nuk ishte me aq e forte, te pakten jo para meje, jo me.
Tani ishte Nevila e shkatrruar, ajo pa maska dhe pa buzeqeshje te shtirura, tani ajo mund te qante pa frike dhe ashtu beri, plasi ne lot m'u para meje.....

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now