Pjesa 59

106 15 1
                                    

Dicka kishte ndodhur. E kuptova qe kishte ndodhur dicka, mjaftoi te shikoja Nevilen e cila dukej tejet e shqetesuar por edhe e trembur ne te njejten kohe! Mund ta kuptoja trishtimin e saj edhe kur buzeqeshte edhe kur bente si e lumtur, para meje nuk mund te shtirej kurre.
Bruna me buzeqeshi me ironi dhe me zgjati doren.
  - Mireserdhe Tristan - i dhashe doren dhe u futa brenda!
I takova te gjithe me radhe pastaj u ula afer Brunes, ishte i vetmi vend i lire, nese nuk ulesha aty do me duhej te qendroja ne kembe dhe do ishte vertete e sikletshme.
Bruna ngjeshej cdo here e me shume pas meje, me mire do kishte qene te qendroja ne kembe, do ishte edhe me pak e sikletshme por do dukesha keq! Cdo minute kthente koken nga te mundej ne menyre qe te me hidhte floket nga une, e urreja aromen e saj, dukej si ato gjellet e prishura!

Per rreth nje ore degjoja historite e te atit Neviles qe kishte bere me vellezerit kur kishin qene te vegjel, sa mbaronte njeri fillonte tjetri, nderkohe nga ana tjeter Bruna bente efektin e saj dhe gati sa nuk po plasja!
U ngrita dhe shkova ne ballkon, ndeza nje cigare dhe po qetesohesha!
Vrisja mendjen se c'kishte Nevila, akoma nuk e kisha takuar pasi po merrej me gatimet ne guzhine, keshtuqe duhej te prisja akoma gjate per te biseduar me te.
Per dreq mbrapa m'u qep Bruna e cila i kishte ven qellim vetes te me nxinte jeten!
U mbeshtet ne parmakun e ballkonit, dhe me veshtronte e heshtur me nje shikim sikur donte te me hidhej ne qafe!
  - Me ndiz nje cigare - me thote dhe vjen afer meje!
Ti ndizja une asaj cigare!
Une dhe vetes pertoja t'ja ndizja e jo asaj qe kisha filluar ta urreja!
  - Ndize vete - i them dhe i le paketen mbi mermer.
  - Dikur ke qene me xhentil - ma kthen duke qeshur dhe nxjerr nje cigare nga paketa!
  - Dikur edhe ti nuk ke qene kaq lavire, gjerat ndryshojne - i them dhe kthehem per nga ajo e cila buzeqeshi!
  - Une lavire? Jam akoma me e keqe se kaq, nuk me ke njohur akoma - shton ajo duke me hedhur tymin e cigares ne fytyre.
  - Nuk njihem me njerez si ty me vjen keq.
  - Por ti e ke dashur me pare kete laviren qe ke tani perballe.
  - Kur mendoja se nuk ishte e tille po, por sic te thashe gjerat ndyshojne, njerezit po ashtu, ti je shembull konkret.
  - Mos me acaro kot tani, po ta them shkurt sic ja thashe edhe Neviles, ben mire te ndahesh nga ajo ndryshe do i them te gjithve se kemi qene te lidhur bashke dhe se kemi kryer mardhenie -  me thote ajo dhe iken!

Nuk kisha shume zgjedhje, ishin vetem dy rruge te cilat te conin ne te njejten rruge, ate te ndarjes.
Nese nuk ndahesha do na duhej te perballeshim me te gjithe!
Nese ndahesha do ishte humbje me e madhe pasi nuk mund ta humbisja ate, ishte fat qe e kisha gjetur. 
Por nuk ishte vetem kjo, nese i ati saj merrte vesh kete gje do bente namin dhe pasojat do i vuante Nevila!
Ishte nje dreq situate teper e veshtire, thike me dy presa. Ndihesha i zene shah mat!

Nuk mund te shkatrroja jeten e saj duke i hapur serish konflikt ne familje, por as nuk doja ta shkaterroja duke u larguar prej saj!
Gjerat po veshtirsoheshin cdo here e me teper, nuk mjaftonte vdekja e Glorias per te na shkaterruar por duhej edhe kjo goditje per te na fundosur plotesisht.

Shkova ne dhome dhe ndihesha i shqetesuar per ato qe me tha Bruna! Dukesha aq shume i shqetesuar sa dhe i ati Neviles me beri me shenje se cfare kisha!
Mendoja se cdo beja tani qe gjerat filluan te perkeqsohen, per te hequr dore nga ajo nuk behej fjale, keshtuqe duhet te gjeja patjeter nje zgjidhje nga e cila te mos humbisja Nevilen.
Nuk me mbante vendi, doja te ecja qe te mendoja qart dhe me qetesi!
Dola serish ne ballkon per te pir cigare! Kaluan disa minuta pastaj ndjeva nje dore qe me ra ne sup.
  - Cfare ke ? Nuk dukesh mire -  ishte i ati i Neviles!
  - Asgje jo thjesht me dhemb koka - i'a kthej duke e genjyer dhe u ktheva nga ai!
  - Une nuk jam shoku jot, nuk njihemi aq shume por ti mund te kesh besim tek une per cdo gje - me thote dhe me shtrengoi supin.
  - Jepi, me thuaj me cfare mund te ndihmoj - shtoi dhe po me shikonte duke buzeqeshur...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now