Pjesa 45

133 15 2
                                    

Nuk mund te isha me i lumtur se ne ate moment, ajo ishte e lumtur dhe kaq mjafton qe te isha edhe une, ndoshta kjo eshte dashuria.
Nuk e di nese ishte dashuri, por di qe ishte dicka qe me bente te mos e imagjinoja dot jeten pa te prane meje, asaj do i ulesha edhe ne gjunje vetem te mos ikte, do i kendoja nje serenate poshte dritares qe te me falte, do bertisja ne mes qytetit se e dua vetem qe ajo te buzeqeshte, do behesha edhe pa karakter, do e hidhja tutje krenarine duke e shkelur me kembe, per ate njeri do beja gjithcka qe ishte e nevojshme per ta pasur prane vetes.
Edhe pse e kisha ngjitur me mua, prap kisha friken se mos nje dite do e humbisja, kisha friken se mos do bija prap ne ate humneren e trishtimit e cila me mbyt me ajrin e helmuar.
Keshtu ndodh gjithmone kur e do fort nje person, ke frike se mos e humbet.

E shikoja ashtu te buzeqeshur, me syte qe i mbante mbyllur hena qe i shtrihej mbi fytyre si nje mantel i magjishem i cili e bente te dukej tmerresisht te bukur.
Ky ishte momenti kur kuptova se mrekullia e 8 e botes ekzistonte dhe qendronte shtrire afer meje.
  - 'Te dua - i peshperis ne vesh dhe e putha ne faqe.
Ajo u ngrit dhe u drejtua per nga une
  - Te dua dhe une ty. - buzeqeshi dhe u cua ne kembe, me kapi nga dora dhe filloi te vallzonte, u rrotullonte rreth meje e me pas afronte buzet, sa doja ta puthja largohej dhe qeshte.
E terhoqa dhe e burgosa ne krahet e mij.
  - Po tani? - e pyes dhe afroj buzet tek ajo.
  - Tani dorzohem - peshperin dhe priste qe ta puthja.
E lash te priste per disa sekonda dhe e putha, e putha lehte ashti si bien gjethet nga pema ne vjeshte, ashtu si butesia e petaleve te trendafilave!
Me pas qendruam perqafuar duke vallzuar nen melodine e dallgeve te detit, me henen qe na bente drite dhe me ftohtin qe na puthte lekuren!
E si mos ishte me e madhe se dashuria kjo ndienje ?
Nuk kishte emer as nuk mund ta pershkruaj por dashuri nuk ishte.

Ecnim rrugve te boshatisura te atij qyteti si dy te humbur ne nje bote pa njerez dhe ishte bukur te jetoje ne nje vend ku te isha vetem une dhe ajo, ishte e mrekullueshme ajo ndjesi dhe qetesi e cila te pershkonte trupin si nje rrufe mes resh.
Ajo lozte e lumtur, qeshte, me puthte mes rruge, me perqafonte dhe me tregonte me gisht qiellin duke me thene se aq shume me donte.

Arritem ne shtepine e saj dhe prita derisa me dergoi mesazh se tashme gjendej ne dhomen e saj!
Ika i qete ne shtepi me idene se ajo tani nuk do kishte me probleme me te atin, problemet e saj familjare tashme do zhdukeshin, por a eshte kaq e lehte? Kaq lehte mund te ndryshoj njeriu, ndoshta ishte vetem nje ufoti e momentit, ishte vetem nje mirazh.

E diela nuk vonoi shume dhe zbardhi, kisha vetem pak ore gjume dhe pagjumsia me shkaktonte dhimbje koke. Me syte e fryre dhe floket e prishur kisha dal jashte.
Isha ulur tek shkallet dhe po pija kafen per te nxjerr gjumin, degjova nje ze qe thirri emrin tim dhe ngrita koken, ishte Era!
Pyeta veten po kjo c'do ne lagjen time!
E pershendeta me dore por nuk i mjaftoi kaq, u fut ne oborr dhe erdhi drejt meje.
  - Mirmengjes - me thote dhe hodhi syte nga shtepia.
  - Mgjes - i'a ktheva shkurt dhe me nerva.
  - Kjo qenka shtepia jote ? E di qe kam tezen tek ajo shtepia tjeter - me thote duke drejtuar gishtin tek nje shtepi qe gjendej ne anen tjeter te rruges.
  - Shume mire - i'a ktheva por ftohtesia ime nuk i mjaftoi ne menyre qe te kuptonte se ishte e tepert dhe se nuk kisha as nervin me te vogel te merresha me te!
U ul afer meje dhe me shikonte e buzeqeshur.
  - Ma punove bukur por s'ka gje nuk te mbaj meri, dua te jem vetem shoqa jote asgje me teper - me tha dhe shtrembroi buzet e trishtuar.
  - Je e sigurt? - e pyes.
  - PO kjo kush eshte mor bir - pyet mamaja e cila doli jashte.
  - Nje shoqe, Era quhet -  me pas filloi prezantimi mes Eres dhe mamit gje qe zgjati rreth 10 minuta, degjoja sesi flisnin per tezen e saj dhe sesa shume shoqe ishte me tezen e saj "femrat" mendova me vete dhe u ngrita ne kembe duke dal jashte oborrit, as qe e vune re se kisha ikur nga aty.
Ika tek lokali lagjes dhe po qetesohesha, brenda u futen dy tipa te cuditeshem te cilet erdhen drejt e tek une.
  - Ti je Tristani? - me pyet njeri nga ata.
  - Po une jam - i'a kthej pergjumesh dhe ulen te dy ne karrike!....

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now