Pjesa 62

115 17 3
                                    

Ashtu i shkaterruar, me shpritin e humbur dhe me nje trishtim qe me kishte kapur nga fyti u ula ne trotuar, duke shtrire kembet ne asfalt dhe koken mbi gjunj!
Bente ftohte, por jo aq shume sa bente brenda meje, ai acar i natyres do vdiste ftohtit nese futej brenda meje.
Mendoja sesi kishte mundesi qe ajo te bente dicka te tille, te merrte nje vendim pa e diskutuar apo pa u perpjekur qe te gjenim nje rrugezgjidhje, vertete ishte e veshtire per ta gjetur nje te tille, por bashke mund t'ja dilnim.
Por jo, ajo eshte e zgjuara botes dhe vendimet i merr vete, eh femrat impulsive dhe frikacake!
Gjithcka dukej gri edhe vete nata e erret dukej gri!
Doja te ulerisja, te bertisja aq fort sa te shkaterrohej bota, por nuk e bera, shpertheva brenda vetes gje qe me beri te nxirrja serish lot si kurre me pare!
Me vinte te qaja, te shfryhesha duke nxjerr gjithe ate dhimbje qe ndjeja, por ishte shume dhe nje dite nuk mjaftonte, nuk do mjaftonte as nje jete.

Trishtimi, dashuria ime e vjeter, ajo qe nuk largohet kurre pergjithmone!
Me kishte kapur nga fyti dhe me shtrengonte fort sikur thoshte "Mendove se mund te me lije aq lehte? Jo i dashur, ne te dy jemi e vetmja gje qe zgjat pergjithmone, une te dua shume" eh trishtimi, ishte dasuruar me mua, por jo une me te, megjithate nuk me braktiste.
Do doja shume qe ajo te me donte sic me donte trishtimi, aq fuqishem.

Por mendova se ka akoma shprese, gjithcka mund te ndryshonte dhe se mund ta beja te ndryshonte mendje, kjo gje me ngjalli shprese.
  - Tek stolat, sonte, mos mungo - ishte sms qe i dergova ne mengjes.
  - Nuk vij - pergjigja saj e thate
  - Do te pres gjithe naten -  ja ktheva dhe fika celularin!
Doja vetem te flija derisa te vinte mbremja, nuk mund te qendroja zgjuar pasi Trishtimi do kerkonte te bente dashuri me mua dhe une urreja te beja dashuri me te!
Por nuk mund te flesh gjithe jeten gjume per te mos u trishtuar, keshtuqe u ngrita ne dreke dhe gjate gjithe asaj kohe deri ne dark shoqeri me beri trishtimi i cili nuk kishte ndermend te me braktiste.

Mbremja erdhi ngadale si te ishte qindra vite larg, por erdhi.
Kisha nje ore qe prisja qe ajo te vinte dhe ishte cigarja e 8 qe po pija!
Isha bere helm, i gjithi helm.
Por kurresesi ajo nuk kishte si te mungonte, nuk mund te me linte te prisja edhe me gjate.
Erdhi dhe u ul pa bere ze! Ishte veshur me kapote dhe rreth qafes nje shall, floket e leshuara si gjithmone dhe koken lart.
Hena i perplasej ne fytyre duke e bere perfekte per ta pikturuar, por kisha dyshime nese do ekzistonte nje piktor aq i talentuar sa te pikturonte shkrirjen e drites se henes me bukurine e saj!
  - Erdha te them se nuk dua te me flasesh me, as te me kerkosh dhe as te me duash - tha duke kthyer koken nga une.
  - Kaq? Eshte e lehte per ty? - e pyes.
  - Po, s'dua te kemi asgje me bashke, kuptova qe nuk te dua, ishte vetem nje ndjenje femijesh dhe per me teper nuk mund te dua dike qe ka fjetur me kusheririen time - shtoi ajo ashper.
  - Por ti nuk e kishe problem ne fillim, pse tani?
  - Sepse mendova me gjate dhe kuptova gjithcka, keshtu pra sic te thashe, mos me kerko me nuk dua te kem te bej me ty, nuk te dua - tha ajo dhe u ngrit me kembe!
I'u afrova dhe e kapa nga krahu.
  - Ti po genjen, pse e ben kete gje -  thashe dhe nuk munda ta mbaja vetem, u perlota dhe per dreq zeri m'u drodh
  - Nuk po genjej, po e bej sepse nuk te dua, si mund ta dua pa karakter dhe kaq te dobet sa ty? Meshkujt nuk qajne si ty - me thote plot neveri dhe fillon te largohet!
  - Nese jam pa karakter eshte per shakak se te dua prandaj jam bere edhe i dobet, per ty, ti me bere te tille - i them nderkohe qe ajo ikte.
  - Me vjen keq - peshperiu dhe u largua.
Iku dhe nuk munda te beja dot nje hap drejt saj per ta ndaluar, dukej aq e sigurte dhe e vendosur sa me beri te ndihesha akoma me keq.
Ishte pikerisht vendi ku u njohem ai qe ku edhe u ndam!
Dukej sikur fati po korrigjonte gabimet e tij, kishte perplasur bashke dy njerez gabimisht dhe tani po i ndante, pasojat i vuaja une.

Ajo iku dhe une vdiqa, u fika ne shpirt ashtu si nje kandil ne mes te eres, u zhyta serish ne erresire, ne nje erresire akoma me te madhe se ajo e para. Brenda vetes fillova te ndjeja vorbullen e boshllikut e cila filloi te rrotullohej duke perpire cdo copez shpirti qe i dilte perpara.
Vdiqa per te disaten here...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now