Pjesa 52

117 18 3
                                    

Per nje moment gjithcka po me dukej si nje enderr!
Nuk kishte mundesi qe une te gjendesha ne shtepine e vajzes qe doja dhe per me teper me prenderit e saj perballe meje!
Kisha menduar se kur i ati saj te merrte vesh se ajo kishte nje shok do e mbyste ne dru, por jo, ai ishte pikerisht ashtu sic Nevila ma kishte pershkruar, i mire, i sjellshem dhe i kuptueshem por vetem kur ishte i papire!

Hodha syte nga muri dhe pash oren, ishte ora 10:12
  - Do ikesh gjekundi? - me pyet ai me ze te ulet dhe tundi koken
  - Mendoj te iki ne shtepi -  i'a kthej une.
  - Mendon se mund te ikesh kaq lehte? Kaq lehte mendon se mund te ikesh nga ketu? - me pyet serish ai me nje ton te ashper.
  - Mendoj se duhet te iki - i'a kthej serish dhe po prisja se cfare do thonte!
Harroje, nuk te le te shkosh kaq lehte, te pakten do hash dreke ketu - thote ai dhe buzeqeshi!
E cuditeshmja tek ai ishte fakti se sapo i shpetoi nje vetvrasje dhe qeshte, sikur ajo e mbremshmja kishte ndodhur vite me pare!
Shpresova shume qe familja saj tani te vashdonte te ishte normale dhe pa zenka, ajo e meritonte ate lumturi, ajo meritonte cdo gje te bukur te kesaj jete. Zakonisht keto raste te bejne te llogjikosh thelle dhe te mendosh per shume gjera, ndoshta ai e kishte bere tashme kete gje, ndoshta ai tani donte nje fillim te ri.

U ulem ne tavoline dhe filluam te hanim!
E shoqa, ashtu sic bente cdo here, nga frika se mos ai i bente ndonje skene para meje, sjell shishen me raki dhe e ve mbi tavoline.
Merr goten e tij dhe donte ta mbushte! Ai u mgrit ne kembe, i mori shishen nga dora dhe vajti drejt dritares, hapi perden dhe e hodhi jashte .
  - Nuk dua te shoh alkool me ne kete shtepi - tha ai dhe erdhi u ul serish.
Tashme ndihesha si i shtepise ose pak a shuke si dikush ku mund te besonin!

Pas asaj dreke ika per ne shtepi, e ndieja veten te lodhur dhe e dija qe do semuresha.
Gjithe uji i atij shiut qe me ra ne trupi ishte thare mbi mua!
Dhe keshtu ndodhi, u semura dhe per dy dite nuk kisha fuqi te levizja.
Por ajo qe me shqetesonte me shume nuk ishte semundja ime sepse ishte vetem nje grip i cili do kalonte shume shpejt, ajo qe me shqetesonte me teper ishte fakti sesi do i tregoja Neviles se kam qene i lidhur me kusheriren e saj! Ndoshta ajo nuk do e merrte mire, ndoshta do ishte dicka pa problem, por kisha frike se mos ndoshta do e humbisja!
Megjithate ajo duhej ta dinte, e meritonte ta dinte dhe kurresesi nuk mund t'ia mbaja te fshehte!

Ishte dite e Diele dhe semure apo i vdekur duhej patjeter te ikja ne Universitet te nesermen pasi kisha provim keshtuqe u ngrita dhe dola nje xhiro per te marre sadopak veten! Bente ftohte dhe ishte gati per te rene serish shi.
Ndalova ne nje fastfood ku shkoja gjithmone dhe per dreq aty u perplasa me Brunen!
Mori pjaten e saj dhe erdhi u ul prane meje, pa me pyetur nese mundej apo jo, thjesht u ul sikur e kishte kete te drejte! Por ndoshta beri mire qe erdhi sepse me beri te kuptoj disa gjera!
  - Pra ti je lidhur me Nevilen - me thote me gojen plot me ushqim.
  - Eshte e dukshme apo jo?
  - Me teper se e dukshme, vras mendjen se cdo thote Nevila kur ti them se kemi qene nje vit bashke - me thote ajo dhe ngriti syte lart duke me shikuar.
  - S'ke pse ja thua ti, do ja them neser ne shkolle - i them une.
  - Qenke idiot atehere, vertete mendon se i ati saj do pranonte dike qe ka qene i lidhur me mbesen e tij ? Harroje! - me thote ajo dhe qeshi me ironi.
Fjalet e saj me futen ne mendime dhe per dreq ajo kishte te drejte!
  - Une nuk do tregoj asgje per ne dy, nuk do me hynte ne pune keshtuqe nuk ke pse i thua asgje Neviles dhe shmang probleme shume te medha - shtoi ajo.
  - Dhe cfare duhet te bej qe ti mos tregosh? Une e di qe ti nuk jep asgje pa marree asgje ne kembim?
  -Asgje nuk dua, me paguaj vetem sufllaqen dhe kolen - thote duke qeshur dhe u ngrit ne kembe. - Dhe mos bej gabim ti tregosh nese e do nje jete me te - vazhdoi te thoshte nderkohe qe ikte!
U futa ne mendime dhe frika se mos e humbisja u be me e madhe!
Ndoshta Bruna kishte te drejte, ndoshta disa gjera nuk duhen thene, ndoshta ishte ky nje gabim nga ana ime!...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now