Pjesa 37

146 16 0
                                    

Ashtu e trembur, e pergjumur dhe me nje shikim te humbur veshtronte njerezit perreth te cilet kthyen koken sa degjuan britmen e saj.
Kushedi c'enderr kish pare, kushedi c'gjera kishte sjelle ndermend kur ishte ne gjume, ndoshta barbarine e te atit ndaj saj ose ndoshta thjeshte nje enderr palidhje! Dukej e tmerruar, sikur kishte pare vete djallin!
E lehtesuar dhe e sigurte qe ishte vetem nje enderr ulet ne sendilje dhe shfryn e gjitha "fff lash nam" peshperin ajo dhe struket ne kraharorin tim duke u mbeshtetur!

E adhuroja ate moment kur koka saj mbeshtetej tek une dhe filloja ti ledhatoja floket, i kaloja mes gishtash fije fije, me pelqente ta beja kete gje.
  - Qetesohu, eshte vec nje enderr - i them dhe e puth tek koka.
  - Nuk eshte vec nje enderr, jane realitete qe rikujtohen ne mendjen time, te ishin endrra do buzeqeshja sado te keqia te ishin - prshperin serish kete here e trishtuar!
Nuk e pyeta se c'enderr kishte pare, nuk doja te gervishtja me teper plagen e saj me kureshtjen time.
Nuk arrija te imagjinoja se cfare kishte kaluar, nuk kisha as guximin ta pyesja, dija aq sa me kishte treguar ajo dhe vetem aq ishte e tmerrshme.

Eshte i cuditshem fakti se disa njerez mendojne se me dru zgjidhin gjithcka, kur femija ben gabim dru, kur flet dicka qe s'duhet dru, kur thyen nje gje dru, kur shan dru, per cdo gje dru ne vend qe ta marrin, te ulen ne nje vend dhe ti flasin se cfare eshte e mire dhe cfare eshte e keqe! Ndoshta pertojne ti flasin dhe zgjedhin menyren me te shpejte, dy shpulla dhe "ik ne dhome" duke e lene te plasi nga lendimi dhe merzitia!
Dhe pikerisht keta femije rriten dhe me pas mendojne se me dru zgjidhet gjithcka, eshte edukata qe kane marre ne shoqeri dhe familje!
"Ai nuk eshte i keq kur eshte i papire, edhe kur bej gabime me flet me qorton por kurre nuk ngre dore, ndersa kur pi nuk di te ndaloi me dhunen" me kish thene Nevila!
Kur e degjoja tek fliste per te atin, nje here i behej fytyra e qeshur e here e trishtuar!
Behej e qeshur kur me tregonte per gjerat qe benin kur ishte e vogel, sesi ai e merrte ne krah dhe lahej ne det me te, sesi iknin cdo dite ne park duke lexuar dhe shume gjera te tjera, me pas gjithcka ndryshoi!

Dolem nga furgoni dhe morem rrugen per nga universiteti.
Ishim kapur perdore dhe ecnim mes kalimtarve qe na lironin rrugen!
E qeshur, e bukur, e lumtur keshtu dukej ajo ne ate moment, ishte vajza me e bukur mes shume tjerave!
Ishte nje nga ato dite te cilat vazhdojne te ftohta e me pas fillojne dhe ngrohen nga dielli i cili fillon te futet me ngrohtesine e tij neper rrugicat dhe lagjet e qytetit!
Ajo shikoi, buzeqeshi dhe pastaj ktheu koken perpara! Me leshoi doren dhe u distancua nga une, e pash i cuditur dhe nuk po kuptoja pse e beri kete gje!
Ne momentin kur doja ta pyeja se cfare kishte, pash fytyren e saj qe buzeqeshi, pash perpara dhe ishte nje djale i cili duke buzeqeshur u afrua tek ajo dhe e perqafpi!
Ndalova dhe po vrisja mendjen se kush mund te ishte!
  - Sa me kishte marre malli - i thote ai dhe e puthi dy here ne faqe!
Ajo hodhi syte nga une dhe buzeqeshi kur me pa me ate pamje qe kisha marre ne fytyre!
U ndjeva xheloz dhe per nje moment po zieja perbrenda si nje vullkan i cili nga casti ne cast do shperthente!
Ai hodhi syte nga une dhe me nje shikim dyshues pyet
  - Po ky kush eshte?
  - Ky eshte Tristan, shoku im i klases, u takuam ne rruge dhe po ikim ne shkolle bashke, Tristan ky eshte kusheriri im Albani - thote Nevila.
Ai me zgjati doren, ma shtrengoi dhe tundi koken dy here duke shikuar Nevilen!
Bera nje hap mbrapa dhe i lash te flisnin per pak minuta pastaj u takuan dhe ai iku ndersa Nevila mbante koken mbrapa duke e shikuar here pas here nese ai po shikonte mbrapa!
Dukej e shqetesuar qe nga momenti kur u nda nga ai, pak a shume si e friksuar!
  - Cfare ke ? -  e pyes dhe e shikoj me dyshim.
  - Kam frike se mos thote ndonje gje ne shtepi, nese e merr vesh babi me vrau! - thote ajo dhe filloi te dridhej!
  - Per cfare ? Se te pa kusheriri me nje shok ?
  - Nuk e pe si e tundi koken ? Nuk i rrihet atij e di un do i thote babit -  vazhdoi te thoshte nderkohe qe futeshim ne klase....

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now