Pjesa 19

165 17 0
                                    

Edhe pse kisha nevoje per ngushellim, edhe pse ndihesha keq nuk e ndjeva se Era mund te me ngushellonte, ne fakt askush nuk mund te me ngushellonte pervec asaj qe me kishte bere te ndihesha keq.
Por une e meritoja kete ndjenje, kisha shkelur padashje mbi ndienjat e nje femre dhe po e paguaja mire.

Nuk eshte se e kisha lenduar me qellim, as nuk e mendoja se do perfundonte ne kete menyre vetem per nje puthje, por ajo ndihej e parespektuar nga ana ime vetem se e putha, gje te cilen e bera pa e menduar, e bera instiktivisht sepse e ndjeva por gjithsesi femrat ndonjehere nuk kuptojne.

Era mund te ishte nje ngushellim i momentit, si nje cigare qe e pi kur je i stresuar, genjen veten se te heq mendjen nga stresi por ne fakt te fut me teper ne stres madje edhe te semur.

I thashe jo fteses saj me pak fjale dhe u shkeputa nga ajo. Duke vazhduar rrugen drejt shtepise qe kisha marre me qera, ne hyrje te pallatit pash nje djale edhe nje vajze qe po grindeshin, ai dukej teper i acaruar por jo me teper se ajo.
Me floket e shkaterruar dhe me thonjte gati per ta cjerre ajo qendronte para tij duke duruar sharje me fjalet me te ndyra.
Dukej qe e donte shume perderisa e lejonte qe ti thoshte ato fjale, keshtu jane femrat, dashurojne deri ne dhimbje por nese i hedh ne toke dhe i shkel atehere i ke vene vizen vetes.
Te njejten gje beri edhe ai, teksa ajo qendronte perballe me te, duke duruar fjalet me te ndyra qe kisha degjuar nje mashkull ti thonte nje femre arriti deri aty sa e goditi dy here pastaj e kapi prej flokesh.
Askush nuk u afrua per te bere dicka, te gjithe shikonin dhe benin sehir duke kenaqur veten e tyre me dicka kaq te neveritshme, aty kuptova se njerezit vdesin per gjera te neveritshme.

Ndalova se ngjituri shkallet e katit pare dhe fillova ti zbres.
Ai sic e kishte kapur nga floket e hodhi perdhe dhe i ktheu kurrizin. Mund te qendroja edhe une duke shijuar neveritje por nuk me pelqen ky lloj ushqimi keshtuqe zgjodha te beja dicka.

I vura doren mbi xhaketen e tij te mershinit dhe e ndalova.
U kthye nga une dhe me buzeqeshje leshkosh ne fytyre me flet:
  - Po ti ca dreqin do?

Ishte mashkulli tipik adoleshent 25 vjecar me nje tuf leshi te holle ne mes mjekres dhe qendrimin pordhacak prej te forti, them mashkull sepse nuk mund ta quaj burre ose djale, djale edhe burre nuk mund ta quash nje gomar apo jo ?

Nuk mund te thuash ai gomari aty eshte djal por thua eshte mashkull.
  - Cfare problemi ke me vajzen? - e pyeta qetesisht dhe hodha syte nga ajo e cila filloi te ngrihej.
  - Ti pse i fut hundet aty ku nuk te takojne? - me pergjigjet me nje pyetje dhe m'u afrua ngjitur me fytyren
  - Ajo eshte e imja dhe bej c'te dua une - vazhdoi te thoshte dhe ndjeva aromen e qelbur te alkolit.
  - Fakti qe eshte motra ime duhet te mjaftoi - i them dhe mjaftoi ti gjuaja nje here per ta rrezuar.

Thone qe me nje te pire nuk duhet te zihesh sepse qushesh burracak por nuk po zihesha thjesht bera ate qe do bente nje mama me djalin e saj te vogel 7 vjecar neqoftese e sheh duke pire cigare.
Mbasi ja bera turinjt gjithe gjak i futa dhe nje shkelm ne bark qe mos ngrihej per pak kohe, por nuk mjaftoi kaq.
Sa mbarova pune une erdhi dhe vellai i vertete i vajzes.

U largova nga aty dhe ndihesha i cliruar, me ne fund e gjeta ngushellimin per sot, i shfryva.

Ishte mengjesi i se enjtes, dite tipike e Nentorit, e ftohte dhe e ngrohte njekohesisht, nga ato ditet kur kenaqesh se ne anen e rruges qe po ecen ka diell dhe jo hije.
Shkova ne kafen afer pallatit dhe aty ishte edhe Nevila, e vetme dhe me libra si shumicen e rasteve kur e shikoja.

Nuk guxova te merrja mundimin per ti folur, ajo dukej shume e ftohte dhe e larget tani. U ula vetem nje tavoline mbrapa saj dhe po prisja te beja porosine.
Nxorra paketen dhe cakmakun ashtu sic ben shumica e cunave neper lokale dhe ndeza nje cigare.

Perballe doli vajza e dites shkuar qe po grindej me te dashurin, me faqen e nxire por e qeshur qendronte para meje.
  - Mund te ulem? -  me pyet ajo.
  - Sigurisht qe po? - i'a ktheva dhe hoqa dosjen qe kisha vendosur mbi karrige.

Nevila ktheu koken mbrapa, me shikoi pastaj u kthye serish para.
  - Doja te falenderoja per dje, ai nuk eshte i tille vetem se kishte pire pak dhe e teproi por eshte njeri i mire - me thote ajo dhe dreqin mendova, sa qorr te ben dashuria...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now