Pjesa 84

133 16 0
                                    

Pasi kaluan disa dite dhe u mendova mire, formova numrin e Leandres dhe e mora me telefon!
Ne fakt vete nuk doja t'i futesha kesaj pune, sepse kisha frike nga zhgenjimi qe do merrja nga rezultati!
E dija fare mire qe nuk mund te ecja dot me, nuk i ndjeja kembet e mia fare, mundesha vetem ti shikoja te vdekura!
Por nuk munda t'ia prishja qefin motres e cila per 10 dite rrjesht me lutej duke qare qe ta provoja.
Per ate do e rijetoja te gjithe aksidentin nga fillimi, do beja gjerat me te cmendura qe mund te behen per nje njeri, ajo ishte motra ime dhe nuk me intereesonte nese do zhgenjehesha edhe nje here, fundja isha mesuar, doja vetem ajo te buzeqeshte se kishte kohe qe nuk e bente!
Por para se te nisesha per ne Angli, mendova te provoja edhe nje here numrin e Neviles, t'i tregoja edhe asaj!
Me mendimin se do dilte serish sekretaria po prisja te degjoja zerin e sekretares kompanise, por degjova nje zile pastaj nje tjeter dhe nje tjeter, me pas "Alo" ishte zeri saj, kisha kaq kohe pa e degjuar dhe lotet nuk u mbajten dot ne syte e mi!
  - Alo, kush eshte? - pyet ajo e nervrikosur.
  - Jam une - u pergjigja me zerin qe m'u drodh.
  - Tristan?
  - Po une jam, doja te thoja vetem qe neser...
  - Cfare do Tristan? Mendon se mund te ikesh dhe te kthehesh sa here te doje qefi ty? E ke menduar ndonjehere sa me lendove? Te lutem mos me kthe mbrapa ne kohe, me ler te jetoj jeten time - me thote ajo dhe u shtanga, ne gjoks m'u krijua nje vorbull qe po grryente c'ti dilte para!
  - Doja te thoja qe...
  - Jam me dike tjeter tani, mos me hap probleme -  thote dhe mbylli telefonin!
Nuk me la te thoja ate qe doja, por e shkruajta me sms dhe ja dergova, me pas fika telefonin dhe e futa ne sirtar!
Nga njera ane u gezova se ajo kishte nje jete te re me dike tjeter, se ishte e lumtur dhe se me kishte harruar, por nga ana tjeter u vrava, sepse dikush tjeter perqafonte boten time, puthte boten time dhe kishte boten time, ndersa une, ne nje karrike me rrota isha pa bote.
Nuk besoja se me kishte harruar aq lehte, une isha akoma brenda saj, e dija qe naten edhe ajo qante, e dija qe imagjinonte edhe ajo cdo gje, por ajo kishte vendosur te ecte perpara diten, naten ishte e imja ne mendime, vetem kaq.

****
Por qe atehere kishin kaluar plot kater vite.
Kater vite larg Shqiperise, kater vite larg spitaleve te skaduar te ketij vendi!
Ne nje vend me spitale ku te thone se je me kancer kur ne fakt je fare i paster, ku te bejne operacione pa qene i semure, kur te vjedhin organet, ku ka pasur raste qe paciente kane mbetur shtatzane nga perdhunimet e mjekut apo infermierit, ku ndodhin lloj lloj maskaralliqesh.

Mbas tre ditesh pasi isha rikthyer, ishte viti i ri!
Nje vit i ri per t'i vene fshesen gjithe asaj kohe plot trishtim dhe torture.
Dhe po ashtu si disa vite me pare, mora rrugen per tek stolat ne buze detit!
Kete here jo ne kembe, por me makinen time!
Leandra beri aq shume per mua sa gjithe jeten po te jetoja nuk do e shperbleja dot.

Frynte pak ere, per pak futej viti i ri dhe doja qe kete vit ta prisja ne vendin ku njoha njeriun qe desha me shume ne jete!
U ula ne stol dhe po shijoja eren e detit! Ne mendje me vinin gjithe ato kujtime, shpullat qe kisha marre ne ate stol, puthjet dhe perqafimet!
Syte mu mbushen me lot dhe rreshkiten nje nga nje.
Nje zhurme u degjua, trupi m'u drodh i teri, ndjeva ftohte dhe frike!
Ktheva koken mbrapa dhe pash nje hije te zeze!
Nje hije qe ngadale po afrohej drejt meje, ishin po ato hapa qe, si te friksuar ecnin drejt meje!..

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now