Pjesa 40

138 13 4
                                    

Kohet e fundit isha mesuar nga rrahjet e femrave, shpullat e Neviles, te Panjohures por edhe shpullat qe me jepte motra ime e vogel kur shkoja ne shtepi!
Ishte bere e zakonshme tani qe te rrihesha nga femra, keshtu nuk eshte se me bente shume pershtypje kur haja topa bore fytyres nga Gloria dhe Nevila...
Nga goditja e fundit e Neviles pothuajse nuk shikoja fare, hapja syte dhe me digjnin derisa m'u pastrua debora nga syte!
U ngrita ne kembe dhe vrapova drejt saj duke e rrezuar ne debore, ajo qeshte dhe me lutej qe mos i gjuaja gje qe nuk funksionoi pasi ja bera koken te bardhe madje i futa bore edhe poshte bluzes!
Gloria na shikonte dhe qeshte, ne duar mbante dy topa debore te cilat i kishte ngjeshur mire!
Nevila m'u hodh ne qaf dhe u rrezuam te dy! Ishte serish mbi mua, me kapi nga duart dhe m'i shtrengonte fort! E kisha te lehte per t'ia shkeputur duart por po prisja te shikoja se cfare do bente!
Ashtu e qeshur, plot gjalleri dhe e lumtur me vuri buzet e saj mbi te miat dhe per nje moment humba i gjithi ne nje univers ndienjash, u shkeputa nga realiteti, harrova te ftohtin dhe se cfare do bente ajo, me dukej vetja sikur kisha shkelur ne parajse! Por ajo ishte femer dhe femrat gjithmone jane nje hap para meshkujve!
I hutuar nga puthja, nderkohe qe per pak sekonda po jetoja ne nje tjeter bote nuk e ndieva kur ajo me leshoi duart!
Kur ajo hoqi buzet nga buzet e mia, une po mundohesha te kthehesha ne realitet!
Sa hapa syte i mbylla prap se ajo nderkohe qe po me puthte kishte mbushur duart me bore!
  - Mjaft - bertita i acaruar dhe u ngrita ne kembe, Gloria me futi dhe 3 topa te tjere kokes pastaj e humba komplet durimin!

Vrapova drejt Neviles duke e rrezuar dhe po i hidhja debore fytyres duke ja mbuluar komplet koken me debore! Gloria me shtyn, pastaj Nevila me ulet ne gjoks dhe me shtrengonte fort ndersa Gloria me hidhte debore!
Nese do te acarosh nje femer, kape nga floket, eshte vetvrasje! Kete bera me Nevilen dhe mora shkelm te mire qe nuk besoj se do e harroj ndonjehere.
I dorzuar nga dhimbja e shkelmit i cili ishte i perqendruar ne piken me te dobet te meshkujve 🥵😳, i shtrire ne debore i pafuqishem dhe me syte qe gati po me pelcisnin Gloria nga nje ane Nevila nga ana tjeter shtrihen afer meje dhe vetem qeshnin!
  - Te kam shume xhan - me thote Gloria dhe me puth ne faqe.
  - Te dua shume -  me thote Nevila duke me puthur faqen tjeter!
Per nje moment m'u largua e gjithe dhimbja qe ndieja, ajo me tha "Te dua shume" ktheva koken nga ajo dhe i buzeqesha:
  - Te dua shume edhe une - i them pastaj e putha ne ballin e saj qe ishte skuqur!
Fytyra i mori formen e lumturise, nuk kisha shikuar kurre nje fytyre me te lumtur se e saj ne ate moment!
Ktheva koken ne anen tjeter dhe putha Glorian ne faqe.
  - Dhe une te kam shume xhan ty - i them dhe pastaj ktheva koken nga qielli, debora ngadale binte mbi fytyrat tona duke na perkedhelur lehte lekuren!
Kisha ne krah dy nga kater femrat qe doja me shume ne kete bote, dy te tjerat i kisha ne shtepi ndersa dy i kisha ne krah!
Pas pak njerezit filluan te dilnin jashte per te ikur ne pune ndersa femijet dolen jashte duke luajtur!

  - Iku provimi -  thote Nevila nderkohe qe po ecnim dike shkuar per ne universitet!
Do e perserisja serish te njejten gje edhe sikur te humbisja 10 provime!
  - Eshte nje cmim i vogel krahasuar me kenaqsine qe perjetova, sidomos kur me the se me do -  i them dhe i hodha doren rreth qafes.
  - Eshte e verteta, te dua dhe shume madje -  ma kthen ajo duke buzeqeshur
  - Te dua shume dhe une ty dhe do te... - ajo me largon doren nga qafa e saj duke me nderprere fjalen!
Hodha syte drejt rruges dhe pash serish Albanin kusheririn e Neviles i cili mesaduket akoma nuk na kishte diktuar qe po shkonim drejt tij!
Per nje moment mendova se nuk mund te ishte rastesi qe te takoheshim dy here rastesisht, dukej sikur ky njeri i ishte qepur mbarapa Neviles....

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now