Pjesa 67

99 15 2
                                    

E pash teksa largohej dhe ngadale vdisja ne heshtje, ajo heshtje brenda meje po me mbyste, heshtje e perzier me trishtim, therese.
Shikoja sesi njeriu me i rendesishem ne jeten time, ngadale shkonte drejt nje rruge te cilen e kisha te ndaluar per ta ndjekur, rruge e gjate, ndoshta pa kthim.
Nuk e di nese kishte marr bilete vetem vajtje, apo bilete vajtje ardhje!
Dija qe ajo po ikte ndersa une po vdisja cdo here e me shume ne cdo hap qe ajo bente.
Nuk mund te beja asgje pervecse ta shikoja derisa humbi mes turmes se njerzve. Asnje hap, asnje thirrje per te ndaluar, asnje kapje dore, thjesht e lash te shkonte, ishte deshira saj me e madhe.
Ndoshta nuk bera shume per ta mbajtur prane vetes, ndoshta duhet te isha me i eger me te ne kuptimin qe mos t'i tregoja disa gjera, ndoshta ajo nuk vlersoi asgje, ndoshta.
Gjithmone mendoja se do plakeshim bashke, se nje dite do ecnim kapur perdore ne rruget e ketij qyteti qe tashme po behej i trishte.
I ktheva kurrizin rruges qe ajo mori, perpara kisha nje rruge te gjithen per mua, nje rruge plot me njerez por boshe, boshe nga lumturia, kumbonin vetem kembanat e trishtimit, sikur dikush kishte vdekur! Ashtu ndihesha, sikur dikush kishte vdekur.
Keshtu ndodh me disa njerez, jane gjalle dhe i ndjen te vdekur per nga largesia te cilen te vendosin perballe, ikin larg, te distancojne nga toka ne qiell! Me e keqa eshte se mund t'i shohesh, por nuk mund t'i prekesh dot.
Mora rrugen boshe mbushur me trishtim, fillova te eci mbi te dhe cdo hap coptonte nje copez shpirti dhe keshtu vdiqa serish dhe serish ne cdo hap.

Isha i ri, kisha jeten perpara, kisha nje shkolle per te mbaruar dhe nje jete te gjate perpara per te jetuar, por nuk e di nese kjo jete do quhej jete nese nuk do jetoja me ate qe me plotesonte shpirtin tim.
Ishte teper e dhimbshme te shikoja sesi cdo plan, enderr, imazh i se ardhmes coptohej mbi dyshemen e kesaj te tashme.
Me dhimbte m'u me mes te gjoksit dhe doja te villja, ta nxirrja jaste gjithe kete trishtim, lotet nuk me mjaftonin per t'u cliruar, por pata frike se mos permbysja gjithcka me trishtimin tim.
Ne cdo cep rruge te atij qyteti, ne cdo lokal, ne cdo gje ishin gdhendur kujtimet me te, kujtime te cilat ishin me te bukurat nga gjithcka qe kisha kaluar ne jete.
Ne ate park, kishte me teper kujtime, ne ate park qe tashme do ishte i vetmuar, i trishtuar, jo i gjalle dhe vetem prej faktit se nuk do degjohej me e qeshura saj plot lumturi, ajo e qeshur qe kishte melodine e dashurise.

Edhe pse mundohesha te isha mire, te mos i vija re ato kujtime te gdhendura kudo, te mos trishtohesha, ishte e pamundur. Cdo gje me kujtonte ate, madje ne ajer kerkoja se mos ndoshta gjeja pak nga aroma saj.
Isha cmendur ato dite, me dukej vetja sikur me kishin futur ne nje dhome te erret dhe nuk dija ku te shkelja, vetem u perplasja me mure te forta qe ajo kishte ngritur.

Era e kishte vene re gjendjen time dhe, per te perfituar nga e gjithe kjo filloi te afrohej.
Ne cdo ore pushimi afrohej tek une dhe me pyeste per ushtrime, ndersa Nevila dukej qarte qe nuk e vinte ujin ne zjarr per sjelljen e Eres ndaj meje!
Kisha nevoje per dike ku te mbeshtetesha, te me perqafonte dhe te degjoja tek me thonte "Shh jam une, cdo gje do kaloj" por jo, isha vetem ne kete bote te ftohte dhe te erret.
E vetmja qe me kuptonte ne keto momente ishte Gloria, por ajo nuk mundej me te me perqafonte edhe pse ndonjehere e ndieja prezencen e saj, sidomos ne momentet kur qaja nate, po po qaja si nje femije!
Ndieja prezencen e Glorias sikur me heshtjen peshpersite "Mos qaj te lutem" por kur mendoja keto gjera qaja me shume dhe ndihesha akoma me keq, ndjeja dy dhimbje brenda vetes te cilat perplaseshin bashke si dy titane.
Por Era ishte aty, mund te beja gabimet e se shkuares, te kerkoja ngushellim tek fiziku i nje femre.
Era ishte e gateshme per kete gje, madje shpesh here e kishte kerkuar me veprime qe deshironte te kishte mardhenie me mua, por nga ana tjeter shikoja syte e Neviles dhe mendoja se do ishte mekat t'i beja te qanin ata sy, edhe pse me lendoi shume prap mendoja se mos merzisja ate me veprimet e mia...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now