Pjesa 65

111 16 1
                                    

Dera u hap nga brenda dhe, ashtu duke e puthur u rrezuam brenda shtepise huaj!
Para nesh qendronte nje plake, veshur kishte nje pale corape leshi dhe nje pal pizhama me lule!
Nevila me shikoi ne sy dhe filloi te qeshte ndersa une shikoja plaken dhe plaka me shikonte mua me syzet e saj me xham sa dy pjata pastrash! Nderkohe mbaja Nevilen nga kycet qe mos ikte
  - Leshom Tristan, leshom mos u bej kalama - therret ajo.
  - Harroje te leshoj nese nuk pranon qe me do - i them une duke e shtrenguar me fort.
  - Leshoje cupen ore, maskaraaa uaaa e mbyti cupen - therret plaka dhe futet brenda ne dhome duke nxituar!
Fillova te qeshja dhe shikoja Nevilen e cila nderkohe qe mundohej te shqitej nga une qeshte!
  - Tristan po ben si femij, leshom se do bertas ta marri vesh gjithe pallati?
  - Me thuaj qe me do dhe do te leshoj - i'a ktheva.
  -Nuk te dua, nuk te dua dhe as qe te kam dashur ndonjehere - thote ajo duke me shikuar ne sy per ta bere qe te duket akoma me e vertete.
  - Por gjithe ato qe kal...  - pa mbaruar fjalen ndjej nje goditje ne kurriz, nje tjeter ne koke dhe pastaj nga kembet
  - Leshoje cupen more kriminel - therriste plaka nderkohe me gjuante me shkopin e fsheses!
U ngrita ne kembe dhe dola jashte me shpejtesi!
Po me dhimbte koka nga gjuajtja qe mora dhe e preka me dore duke ndjer gungen qe me ishte bere!
Nevila po zbriste shkallet me shpejtesi nderkohe qeshte me te madhe!
E ndoqa mbrapa deri ne trotuar dhe aty e ndalova duke e kapur nga duart, e mbeshteta ne murin e nje lokali dhe fillova te marr fryme shpejt nga vrapi!
  - Nuk mund te ikesh aq lehte nga une, nuk mund te largohesh pasi me bere te dua kaq fort - i them, ajo fryu faqet dhe si e lodhur nga e gjithe kjo fillon bertet.
  - Nuk te duaaa o njeri, nuk ndjej asgje per ty, ca pret te rri prane teje vetem se me do ti? Jo nuk rri.
  - Te njoh shume mire kur genjen dhe po e ben tani - i'a ktheva
  - Keshtu te duket ty sepse nuk do qe ta pranosh, leshom tani se po na shohin te gjithe.
E putha, e putha pa deshiren e saj ne mes te njerezve dhe pastaj e leshova. Ajo me shikonte e acaruar dhe harroi te largohej.
  - Ik tani ik - i them duke qeshur.
  - Trap - ma kthen ajo duke me share, hodhi floket ne njeren ane te supeve dhe filloi te largohej duke shikuar mbrapa, ndoshta nga frika se mos e ndiqja serish, ndoshta nga deshira qe ta ndiqja!
Ne syte e saj dukej qart dashuria, madje po shperthente nga dashuria!
Buzet e saj te nxehta u dorzuan tek buzet e mia kur i putha, u drodh e tera si te kishte kapur korentin me dore! Nese nuk ishte dashuri, atehere ishte nje semundje.

Por problemi i vertete qendronte tek une, nuk doja ta pranoja humbjen e saj, ishte me e dhimbshme te bindja veten se gjithcka kishte marre fund sesa dhimbja qe e shikoja ate te sillej ftohte me mua.
Megjithate kisha shprese se gjerat do rregulloheshin serish dhe ne do ishim njesoj si me pare, ndoshta edhe me mire se me pare, por shpresa ndonjehere eshte thjesht nje mirazh, shpresoja qe per mua te mos ishte e tille.

U ktheva per ne shtepi dhe ne sheshpushimin e pallatit pash serish plaken e cila e mbante akoma fshesen ne dore!
  - Ti je ai djali qe ishte qepare ketu me ate cupen? -  me pyet ajo nderkohe qe mundohej te me shikonte .
  - Jo moj gjyshe jo nuk kam qene une - i'a kthej dhe hapa deren e shtepise
  - Hee maskarai, po nuk e vrava po erdhi prap - degjova te thoshte nderkohe qe mbylla deren!

Pavarsisht ftohtesise saj e dija qe me donte dhe, nuk kisha ndermend te hiqja dore prej saj pa e vertetuar nese nuk me donte vertet.
Neser kishim mesim dhe pas mesimit ishte momenti me i mire per t'u ulur dhe per te biseduar ashtu sic duhej dhe do bisedonim edhe sikur ajo te mos donte, isha i gatshem ta lidhja ne karrike deri kur te sqarohej cdo gje...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now