Pjesa 83

122 16 2
                                    

Vjen nje moment ne jete kur kupton shume gjera.
Kupton se kush ka vertete rendesi ne jeten tende dhe jane pikerisht ata njerez qe qendrojne pergjithmone, jo ata qe largohen.
Por ndonjehere jeta tregohet e keqe dhe, te duhet ti largosh vete, jo sepse nuk i do, por sepse i do fort, i do aq shume sa do pranoje t'i shikoje te lumtur edhe me dike tjeter!
Nevila ishte nje prej ketyre njerezve. Ajo do me bente te lumtur edhe sikur te ishte e lumtur me dike tjeter, do me mjaftonte ta shikoja te buzeqeshur, te lumtur, te gezuar ashtu sic ajo e meritonte dhe, une do isha i lumtur per lumturine e saj!
Ndonjehere dashurite vdesin pa arsye, ne fakt shpesh here, por kjo e jona e kishte nje arsye, ishte egosizmi im per te shikuar ate te lumtur dhe jo veten time.
Ndodh ndonjehere keshtu, te deshirosh lumturine e asaj qe do me shume se tenden.

Gjeta numrin e saj dhe shtypa butonin e thirrjes, por doli vetem kompania telefonike e cila thonte se numri ishte i fikur.
E provova per dy jave rrjesht, cdo dite por e njejta gje.
Ishte normale, nuk kisha pse habitesha me kete fakt, une e largova dhe ajo beri ate qe duhej.
Me mire keshtu, ndoshta nje rikthim i im i vogel do i jepte asaj shpresa dhe nuk e doja kete gje.

Gati cdo nate, kur shtrihesha te flija, e mendoja. Pikturoja fytyren e saj ne mendjen time dhe pastaj e beja te buzeqeshur, ashtu sic me pelqente mua te ishte.
Pastaj pikturoja nje park, gjethe te arta te rena perdhe, nje stol, nje liqen, nje fllad te lehte ere dhe, pastaj ne te dy ulur ne stol duke mbajtur shtrenguar doren e njeri tjetrit.
Ishte e vetmja menyre per ta pasur prane, per ta jetuar ate qe do doja te kisha jetuar pergjithmone me ate.
Por imagjinata nuk te mbush, ajo te ther me shume kur hap, kur kthehesh ne realitetin e ftohte dhe te hidhur.
Cdo nate udhetime ne kohe, kthehesha mbrapa ne kohen kur isha i lumtur, bridhja neper rruget e atij qyteti me ate kapur perdore. Jetoja neper kujtime, eshte e tmerrshme te jetosh neper kujtime.
Pavarsisht se cfare te ndodh ne jete, vritesh, sakatohesh, ben krime, vret, vjedh, semuresh me semundjen me te keqe te mundeshme, nje gje eshte e sigurte, familja te qendron gjithmone prane.
Nese ke fat mund te qendroj ndonje shok ose shoqe, por fat me i madh eshte te qendroj personi qe ti do dhe qe te do, une e pata kete fat dhe e shkela. Po, do pendohesha, por teper vone, gjithmone keshtu ndodh, pendohesh vone, sic thoshte edhe mesuesi im i pare "Kur te vijne mendt nuk t'i hane as qent" dhe gjithmone me fuste nje coke kokes kur e mbaronte se theni, sikur donte te ma nguliste mire ne koke.

Ditet kalonin, javet, muajt po ashtu. Koha ikte cdo dite, cdo dite nje flete e librit tim te jetes shfletohej e pa zhgarravitur!
Eshte e tmerrshme te shohesh jeten te iki nga duart dhe te mos besh asgje per ta ndaluar, ose te pakten te kaloi me gezim.
Kishte kaluar nje vit qe atehere dhe asnje lajm nga Nevila, asnje telefonate, asnje leter, asgje prej gjeje!
Isha dorzuar perpara jetes dhe po prisja fundin, ne fakt fundin e perjetova kur humba ate, por po prisja ate momentin kur vdekja, kjo plake e vjeter, me duart e saj te rrudhosura te merr ne krah dhe fillon te lekund ngadale derisa te zeri gjumi. Ishte e vetmja gje qe mund te prisja tashme, vetem ajo me bente te ndihesha pakes mire, te dija se nje dite do behesha nje pirg i vogel me kocka te kalbura, vetem keshtu nuk mund ta ndjeja me kete dhimbje qe po me hante shpirtin cdo dite, qe po me grryente brenda sic grryen krimbi pemen, cdo dite nga pak derisa e le bosh! Vdekja ishte e vetmja gje e bukur qe mund te prisja.

Por gjerat ndryshuan pikerisht ate pranvere te atij viti!
Ishte Leandra e cila me mori me telefon dhe me kerkoi qe te beja gati nje vize per ne Angli!
Arsyeja ishte per te bere nje vizite ne nje spital, te pakten per te hequr dyshimet nese do mundesha apo nuk do mundesha dot te ecja me...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now