Pjesa 42

124 15 0
                                    

Njerezit ndonjehere, jane te prirur qe te kene zili per te mirat e te tjerve, disa nga inati ndersa disa te tjere thjesht duan te kene dicka si shoqa apo shoku i tyre, nje makine, nje fustan, taka, atlete, bluze ndonjehere edhe njerez.
E tille ishte edhe Era e cila si dukej i kishte vene qellim vetes per te shkaktuar percarje mes meje dhe Neviles!
E pash ne fytyre, ne ate moment m'u neverit si person, mendova se do villja mbi tavoline!
Ajo ngriti vetullen sikur po thoshte "He, po tani?".
Ktheva koken nga Nevila dhe i buzeqesha, syte e saj ishin bere serish te trishte, por kur pa se i buzeqesha sikur u lehtesua!
Ktheva koken serish nga Era dhe duke i buzeqeshur i them.
  - Dakort dalim, ne dark kam kohe, takohemi te kafeneja ne oren 20:00.
Ajo buzeqeshi dhe u ngrit nga tavolina duke shkuar ne vendin e saj!
Nuk guxova te ktheja koken mbrapa per te shikuar sesi ishte bere Nevila! Grisa nje flete dhe nisa te shkruaj dicka, e palosa dhe kur Era nuk kishte mendjen i'a hodha Neviles ne tavoline! Mbas dy minutash ktheva koken nga ajo dhe po me buzeqeshte!
U ktheva serish perpara duke ndjekur mesimin dhe po mendoja, shikoja pedagogun kur fliste por nuk degjoja asgje, isha futur aq thelle me mendime sa nuk degjoja asgje pervec qetesise qe me kishte pushtuar mendjen!

Dolem jashte. Debora ishte bere me e dendur, binte me teper se ne mengjes. Prita Nevilen te dilte dhe u nisem te dy drejt shtepise saj, tashme ishte bere e zakonshme qe ta percillja deri ne hyrjen ku ajo qendronte me qera!
Debora i'u be si nje vello mbi koke, dukej tmerresisht e bukur, si nje nuse!
Arritem te pallati saj dhe ndaluam tek hyrja.
Ne momentin kur ajo donte te ngjiste shkallet, dy shoqet e saj te shtepise po zbrisnin!
  - Nevila hajde ikim per kafe - i thote njera prej tyre dhe i fut krahun per ta marr me vete.
  - Jo jo, jam lodhur shume sot dua te pushoj -  i'a kthen Nevila duke u shkeputur prej dores saj!
  - Hemm shplodhu xhan shplodhu, kujdesu qe te shplodhet vajza ore - me thote shoqa saj duke qeshur nderkohe qe largohej!
Qesha dhe u ktheva nga Nevila e cila po qendronte ne shkallen e pare!
  - Hajde rrijme bashke derisa te vijne shoqet -  me thote ajo dhe filloi te ngjiste shkallet per t'me bere te ditur se nuk pranonte kundershtime! As une nuk kisha kundershtim.
U ula ne divan dhe po shfletoja nje roman qe gjeta mbi tavoline, nderkohe Nevila ndrrohej ne dhomen tjeter!

Mbi fletat e librit shikoja emrin tim te shkruar dhe te rrethuar me zemra!
Ajo erdhi dhe me mori librin nga dora, e hodhi mbi tavoline dhe u ul ngjitur me mua, me ktheu kurrizin dhe u mbeshtet tek une njesoj si ato kotelet qe te vijne afer per ti perkedhelur!
  - Kushedi si do behet Era sonte, tym nga veshet do i dali - me thote ajo duke qeshur.
  - Mendoj se e meriton -  i'a kthej nderkohe qe ledhatoja floket e saj!
Ajo u kthye perballe meje dhe me puthi me nje nga ato puthjet e shpejta!
E kapa nga veshet dhe e afrova serish duke e puthur, nderkohe qe me puthte buzeqeshte! Pasi u puthem, e mbeshtet tek une dhe nuk po fliste, ishte futur ne mendime!
  - E di ? Mbreme imagjinova gjithe jeten time me ty. Ishte tmerresisht bukur. Imagjinova qe nga momenti kur ti do vishesh me te bardha, kur do ecim bashke mes njerezve qe duartrokasin! Pastaj kur do jemi bashke ne shtepine tone, ulur ne divan duke shikuar nje film me driten fikur! Neten kur do bejme dashuri, momentin kur do behemi me femije dhe do flejme me femijen te tre ne krevat, pastaj femijen tjeter, dhe nje tjeter e me pas kur te plakemi, te behemi me niper dhe mbesa qe bertasin neper shtepi! Kur do jemi te plakur dhe do shkojme ne te njejtin park ku shkojme gjithmone, do i shtrengojme doren njeri tjetrit duke thene "Sa bukur qe ishte" pastaj dalengadale do ikim per ne shtepi - i them une nderkohe ajo ishte kthyer nga une duke me shikuar me syte te cilet ju mbushen me lot!🥺
  - Sa bukur, do ndodhin vertete keto ngjarje? -  me pyet ajo
  - Sigurisht qe po, madje edhe me shume se kaq, nuk kam bere ndonjehere premitime por te premtoj se keto do ndodhin - i'a ktheva dhe e putha ne faqen e saj te bute dhe te ngrohte!
Nuk tha asgje, m'u ngjit ne perqafim dhe nuk me loshonte me, shtrengonte fort sikur donte te me fuste brenda vetes saj!
Perqafimet e saj ishin dashuri ne vete...

Vajza Që Më Bënë Të VuajTempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang