Pjesa 68

99 16 0
                                    

E vija re menyren e te sjellurit te Eres e cila, ne cdo veprim mundohej cdo here e me teper te krijonte momente kontakti mes nesh.
Ndonjehere ulen mbi bangen time dhe kthehej nga une, ulej ngjitur me mua dhe nderkohe qe me shpjegonte mesimin tek libri me prekte me kembe e here duke qeshur me prekte me duar! Por kjo nuk ishte menyra me e mire per te bere per vete nje mashkull, ndoshta ata qe nuk kane prekur femer me dore po, por jo mua.
Nuk me pelqenin femrat e tilla, te lehta te cilat mund t'i fusje ne shtrat sa here te doja.
Me pelqenin ato femra qe me lodhnin, ato te veshtirat me karakter te fort, te cilat te lodhnin fort derisa te jepeshin! Por kishte dhe nga ato me te veshtirat te cilat me cmendnin, ato si Nevila qe nuk te jepeshin fizikisht por shpirterisht.
Cfardo qe te bente Era nuk me bente pershtypje dhe ajo kishte filluar ta kuptonte kete gje, ftohtesia ime ishte teper e dukshme ndaj saj, ajo cmendej nga kjo gje, terbohej kur e refuzoja vetem me nje shikim.
Por dhe femrat pelqejne meshkujt e veshtire dhe ajo nuk do gjente paqe pa me prekur me trupin e saj trupin tim se per shpirtin as qe behej fjale, shpirtin vetem nje person ma kishte prekur.

Cdo dite ishte e njejte, trishtim dhe monotoni qe perziheshin bashke duke krijuar nje ajer mbytes.
Kisha pire dhe here te tjera, por jo si ate mbremje.
Kisha degjuar se te dehesh fillon harron, nuk isha dehur ndonjehere per kete arsye, por vetem per qef.
Nuk u nisa fare per te pire ne fakt, doja vetem te vija pak ne qef dhe te ikja ne shtepi, por ndonjehere gjerat behen shume, te mblidhen te gjitha bashke dhe do vetem qe te plasesh.
Isha ne kafene, do pija ate dreq gote dhe do ikja ne shtepi te mesoja dhe te flija si cdo nate.
Nderkohe qe pija ngadale ate gote alkoli po shikoja vajzen e cila po luante me violine, e adhuroja melodine e violines, ajo eshte dashuri ne cdo note! Ajo ishte e ftuara e mbremjes dhe per disa ore do luante muzike.
Isha ne fundin e gotes, kishin mbetur edhe dy te kthyera!
Hodha syte nga dera dhe pash Nevilen e cila u fut brenda duke qeshur dhe mbrapa saj ishte nje djale i gjate i cili e mbante kapur nga gishtat!
E ndieva sesi u bera i gjithi i nxehte, po zija perbrenda, ndihesha si nje hekur i futur ne zjarr.
Ajo me shikoi dhe pastaj buzeqeshi duke u ulur nje tavoline me tutje nga e imja, ai i mori kapoten dhe e vuri tek karrikia pastaj u ul afer saj!
Kamarieri afrohet tek ata, porostien vere te kuqe!
U cmenda, doja ta kapja te djalin dhe ta coptoja me thonj!
  - Kamarier me sill edhe nje tjeter - i them kamarierit duke i treguar goten! Ajo me hodhi syte dhe pastaj u kthye serish nga ai duke i buzeqeshur!
Gota nuk vonoi shume
  - Edhe nje tjeter - i them duke e kthyer me nje here te gjithe goten.
Ajo me shikoi serish kete here me nje pyetje ne syte e saj "Cfare po ben?" e pash plot inat dhe lash goten mbi tabaka!

Kaluan disa minuta dhe mendja po me vinte verdalle!
Jashte bente ftohte, por une po djersija! Kisha pire mbi 6 gota dhe kisha frike te ngrihesha ne kembe se mos rrezohesha!
  - Kamarier - i therras atij dhe me afrohet 
- Me sill shishen qe ka mbetur - shtova dhe hoqa xhupin!
Kisha pire pak perderisa ndjeja akoma dhimbje, duhej akoma me teper, nuk arrija te kuptoja se boshlliku qe kisha nuk mund te mbushej as me alkol dhe as me shale femrash ne shtratin tim, duhej ajo, vetem ajo dinte ta mbushte, por ajo ishte me dike tjeter ate dite, ajo po i buzeqeshte dikujt tjeter i cili i shtrengonte doren ashtu si une dikur! Ndersa mendoja keto gjera ktheva shishen duke gelltitur brenda vetes helm!
Nje muzike e trishte ra ne sfond dhe e ndjeja akoma me teper dhimbjen. Shikoja ate teksa i buzeqeshte atij dhe perpiva gjithe ate qe kishte mbetur ne shishe!
Me dogji gjoksi, me dogji aq shume sa bertita dhe as qe me interesoi se te gjithe kthyen koken nga une!
Vajza me violine erdhi prane meje dhe luante ate muzike te trishte prane veshit tim, ajo me kuptonte dhe me ate muzike donte te me perzente ate dhimbje nga shpirti!
Ndjeva syte te me lageshin, po qaja dhe e kuptova kur nxehetsia e lotve ra mbi faqe!
U mbyta ne lot nderkohe shikoja vajzen me violine e cila ishte perlotur dhe luante me violine cdo here dhe me fort! Mbylli syte dhe nje pike loti rrodhi nga neper faqen e saj!
  - Mjaft Tristan - degjova nje ze dhe ktheva koken, Nevila ishte ngritur ne kembe, e shikoja ne tre persona, u ngrita me kembe, rrezova karriket qe kisha para dhe shokva drejt duke u lekundur si te isha ne ndonje varke...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now