Pjesa 81

113 15 10
                                    

Mbeshteta koken ne xhamin e makines dhe hidhja syte ne tek cdo njeri qe ishte ne rruge!
Doja ta shikoja per here te fundit, qofte edhe per pak, qofte edhe per nje fragment sekondi!
Deshira ishte teper e madhe per te qendruar, por kete here nuk kishte kthim mbrapa, nuk kishte mundesi te dyta, nuk kishte me pendim.
  - Ec me ngadale - i them kusheririt! Doja ta shijoja ate moment largimi, te shikoja per here te fundit kete qytet ku jetova pjesen me te bukur te jetes time.
Me dhimbte shume tek shikoja se ne cdo meter qe ecte makina, aq me shume ikja nga lumturia ime, aq me shume largohesha nga dashuria.
Hodha syte nga dritarja tjeter e makines dhe sapo kaluam parkun ku qendroja me te, parkun ku shkonim gjithmone per te qendruar larg syve te botes!
Ne mendje me erdhi momenti kur e putha per here te pare dhe me goditi me shpulle!
Ndertova fytyren e saj ne mendjen time e ate moment kur e putha, ishte e nervrikosur, shfrynte dhe syte i shkelqenin!
E tille ishte ajo, kryenece dhe pak kokmushke, por e doja ashtu sic ishte, e doja dhe do e doja per shume gjate, pergjithmone.
Nuk do mund te dashuroja asnje femer ne ate menyre dhe me ate force qe dashurova Nevilan, por nese dashuroja serish dike, atehere me siguri do e doja fort.
  - Pse po qan? - me pyet kusheriri! Ktheva koken nga ai, e pash ne pasqyre teksa po me shikonte dhe vura duart tek faqet, isha lagur, po qaja dhe nuk e dija! Ndoshta dhimbja ishte teper e madhe dhe lotet nuk ishin asgje tjeter vecse nje vogelsire!

Dolem nga qyteti dhe u futem ne autostrade! Here pas here kusheriri me hidhte syte nga pasqyra dhe me shikonte sikur donte te me pyeste per ndonje gje!
  - Po ajo vajza c'u be? - me pyet ai.
  - Cila vajze?
  - Ajo qe derguam ne shtepi ate nate kur binte shi - vazhdoi ai.
  - E largova.
  - E largove! Pse?
  - Qe te ishte e lumtur, te jetonte si c'duhet - shtova dhe lotet me vershuan nga syte.
  - Por ti e do apo jo?
  -Po.
  - Atehere nuk duhet ta largosh, nese ajo te do vertete nuk do largohet.
  - Po, ajo nuk u largua, e shtyva une - i them dhe ktheva koken nga rruga!
Tashme libri im me te kishte mbaruar, nuk ishte e thene qe te ishte nje liber i madh, ishte nje liber i holle, por plot dashuri.
Thone se disa gjera jane te shkruara, disa thone se fatin njeriu e ben vete, ne fakt eshte pak nga te dyja, jeta eshte e perbere nga vendime te gabuara dhe te drejta, per te gabuarat ja lem fajin fatit, ndersa per te drejtat i marrin vete lavdrimet.
Une kisha gabuar, gabova qe piva ate nate, gabova qe u zura ne mes lokalit, gabova qe shkova me dike qe nuk e njihja, gabova shume ne pak kohe dhe, jeta nuk ma fali, me denoi.

Arrita ne shtepine e prinderve, aty ku do filloja jeten time te re, nje jete qe do e jetoja vetem per ata, sepse per mua jeta mbaroi qe momentin kur largova Nevilan.
Sakrifikova veten time per lumturine e saj, te pakten keshtu mendoja, qe duke vepruar keshtu ajo do ishte e lumtur, por kisha harruar idealet e dikurshme, qe nje njeri eshte i lumtur me ate qe dashuron!
Une do beja te njejten gje qe po bente ajo, nuk do e lija kurre vetem edhe sikur te mbetej e paralizuar, edhe sikur te digjej e gjitha, edhe sikur t'i ndodhte gjeja me e keqe!
Ajo keshtu do ishte e lumtur duke patur prane njeriun qe do, keshtu do isha edhe une, por nuk mund te tregohesha aq egoist.
Tani Nevila i perkiste nje te kaluare, do ishte e kaluara  me e bukur, por jo me nje e ardhme!
Ajo do mbetej pergjithmone brenda meje si nje kujtim i bukur, do mbetej dashuri pergjithmone, pavarsisht se do ishte larg meje.

Ditet kalonin dhe, ne cdo dite qe kalonte jeta behej akoma me monotone dhe stresuese!
Nuk isha mesuar te qendroja mbyllur, me dukej sikur po mbytesha, sikur me kishin kapur nga fyti dhe me detyronin te jetoja ashtu!
Ishte e tmerrshme.
Kishte kaluar nje jave, netet ishin te trishta dhe te gjata, ditet akoma me te gjata!
Ate dite te pare jave, per vizite vjen Leandra e cila nuk dukej dhe aq mire!..

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now