Pjesa 21

152 17 0
                                    

Degjoja ato hapa te vinin drejt meje dhe zemra gati po me plaste.
E ndjeva zhurmen e zemres qe godiste fort gjoksin, ngjante si ato tamburet e luftes.
Kisha qene dhjetra here ketu duke e pritur dhe nuk kishte ardhur ndersa tani, atehere kur nuk e prisja dhe nuk shpresoja se ajo do vinte gjendej mbrapa meje.
Nuk doja te ktheja koken pasi kisha frike mos zhgenjehesha serish si heret e tjera dhe do shikoja qe ajo nuk ishte aty kedshtuqe prita.

Prita qe ajo te vinte vete afer meje dhe te me fliste, e beri kete gje por nuk foli. U ul tek stoli ngjitur dhe u drejtua per nga deti.
   - Ti je apo jo ? - e pyeta duke peshperitur
  - Une jam - peshperiti edhe ajo.

Gjithmone kishim peshperire, sikur kishim frike mos na degjonin.
  - Me ke mungur - i thashe dhe u mundova te afrohem tek ajo por hasa ne refuzimin e saj e cila u shty pak me tutje.
  - Edhe ti mua, por nuk te kam kerkuar, kisha frike nga ty - peshperiu ajo.
  - Frike ? Pse frike?
  - Sepse ti u fute fuqishem ne jeten time dhe qe nga ajo dite nuk kam lejuar asnje njeri te me afrohet, me dukej sikur te tradhetoja ty, absurde apo jo? -  me thote ajo.

Ngadale isha afruar tek ajo dhe e kishte kuptuar kete gje por kete here nuk u distancua.
  - Jo nuk eshte absurde, e njejta gje me ka ndodhur edhe mua por nuk me zgjati shume gjate - i'a ktheva.
  - Te kuptoj, je mashkull - me tha dhe u ngrit ne kembe.
  - Ku po shkon? - e pyeta dhe e kapa nga krahu.
  - Ne shtepi, leshom, bera gabim qe erdha nuk e dija qe ti ishe ketu - thote ajo dhe mundohet te me shtyje.

E kapa nga mbrapa qafes dhe e ngjesha tek buzet e mia, ne fillim me goditi dy tre here me grushta ne kraharor por pastaj u leshua e gjitha ne gjende te lire ne ate puthje.
Ishte po ajo butesi buzesh qe kisha puthur heren e pare, po ajo arome dhe po ajo prekje. Mund te them qe ishte magji por nuk zgjati shume.
  - Idiot - me thote ajo pasi me dha nje shuplake te mire, e dyta shpulle per mua nga nje femer dhe dhimbte po njesoj.
  - Idiot me quan pasi me puthe, pse s'me quajte me pare idiot - i them dhe e kapa serish nga krahu.
  - Leshon ndryshe do bertas dhe te mblidhen te gjithe ketu, do te akuzoj per perdhunim - me thote ajo me
zerin e saj te ngjirur i cili dilte me nje tingul sikur po shtrengonte dhembet nga nervat.

Me hoqi doren nga krahu dhe filloi te vraponte ne erresire.
Qesha per nje moment pastaj reagova, ajo po ikte dhe une po e leja te shkonte, duket e pakuptim por mendova se eshte me mire mos ta ndjek, silur ta dija qe do e takoja serish.
U ula serish ne stol dhe duke qeshur po mendoja ate qe ndodhi, po me rrihnin femrat tani.
Edhe pse isha me te panjohuren fare pak minuta me pare, mendja me shkoi tek Nevila "ku eshte? cfare po ben, si eshte, a po me mendon" dhe nuk e kuptova pse duhet te shqetesohesha se cfare po ben ajo kur pak me pare isha me vajzen qe me torturonte mendjen.

U ngrita nga stoli dhe u nisa per ne shtepi, ishte vone, kisha nevoje te pushoja pasi neser qe ne mengjes heret do nisesha per ne Universitet.
Kishin kaluar dy jave pa shikuar fytyren e saj te embel, dy jave pa shikuar ata sy te trishte dhe te zemeruar me mua, dy jave mall per te ndjere ftohtesine e saj ndaj meje. Eshte e cuditeshme sesi te merr malli per dike qe te trajton keq dhe ftohte.

Dhe ja isha para saj, por ashtu si gjithmone nuk munda ti them asnje fjale, as mirmengjes dhe as si je sepse kisha frike se mos si pergjigje merrja nje heshtje injoruese. Ajo u ul ne tavolinen para meje ndersa une mbrapa saj, tashme i kishim ndryshuar vendet ne klase dhe jo vetem ne por te gjithe sepse ishim vendosur me rregull qe kush meson me pak do rrije para qe te mesoje me teper.
Mesoja mjaftueshem atehere, kisha edhe nota te kenaqshme ndryshe nga Nevila e cila kishte filluar te binte nga mesimet kohet e fundit.

Ne menyre qe ta afroja serish prane vetes duhej te beja dicka, dicka qe te thyente akullin qe kishte ngrire mardhenien mes nesh.
Mora nje cope leter dhe shkruajta dicka, pastaj kur profesori nuk e kishte mendjen ja hodha tek floket. Ajo e ndjeu dhe e kapi me dore, me shikoi mua pastaj hodhi syte nga tavolinat e tjera qe ishin afer saj.
U kthye serish perpara duke hapur letren poshte tavolines, per nje moment u kthye nga une me mje fytyre super te acaruar dhe e skuqur nga turpi.
  - Cfare ke? - e pyes duke bere si i habitur.
  - Ta tregoj une jashte se ca kam - me peshperiu dhe u kthye perpara.
Ishte po e njejta peshperime si e vajzes panjohur dhe per nje moment ngriva...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now