Pjesa 61

117 17 1
                                    

Nevila, vajza me e vecante, me e bukur dhe me e embel qe kisha njohur ndonjehere, vete dashuria.
Ajo ishte fytyra e dashurise, imazhi i saj, kishte zerin, shikimin, prekjen, embelsine, cdo gje te dashurise. Mendoja se te duash dike ishte te dashurosh, por jo.
Dashuria eshte tjeter gje, eshte te kepusesh shpirtin tend si nje lule dhe t'ia dhurosh dikujt te cilit i beson me sy mbyllur!
Dashuri eshte t'i japesh doren dikujt dhe te ecesh mbi zjarr vetem se ai person te thote qe nuk do digjesh. Ndersa te duash eshte vetem fillimi i dashurise.
Asnjehere nuk i kisha thene "Te dashuroj" asnje femre nuk ja kisha thene kete fjale por asaj mund t'ja thoja, e kuptova qe mund t'ja thoja kur e humba, sepse atehere kuptova qe nuk e doja por e dashuroja.
Nevila fshiu syte, hodhi floket mbrapa supeve dhe mori torten ne dore duke shkuar drejt te atit!
  - U befsh 100 vjec ba, te dua shume -  thote ajo dhe buzeqeshi, por syte i kishte te skuqur dhe te lagur!
  - Faleminderit zemra babit - i thote ai duke u ngritur ne kembe dhe e puthi ne ball!
Kuptohet qe pas tortes ishte edhe koha per t'u larguar!
Te gjithe filluan te dalin nje nga nje, ishte koha qe edhe une te shkoja, keshtuqe u ngrita!
  - Tristan eja pak - me thote i ati saj duke ma bere me shenje dhe u fut ne guzhine!
E ndoqa dhe mbylli deren pasi u futa une!
Aty ishte edhe Nevila e cila ishte ulur ne karrike!
  - Ulu - me thote duke me treguar karriken!
Nuk po e kuptoja se cfare po ndodhte dhe, per nje moment fillova te mendoj se mos Bruna kishte treguar gjithcka! Ndihesha ne siklet pasi nuk ishte pak te shkoje disa here me mbesen e tij dhe pastaj te merrte vesh qe i do te bijen!
  - Tani nuk jeni te vegjel, jeni mjaftueshem per te menduar si te rritur por keni nevoje edhe per ndihme, keshtuqe dua t'ju them se nese gjerat jane serioze beni mire te flasim hapur qe edhe ne t'ju ndihmojme me keshilla qe mos gaboni, une kam qene vete i ri dhe ne kete moshe behen shume shume gabime per te cilat paguhet me vone! Ja di edhe dashurise vleren dhe nuk e shoh dashurine si nje krim - shtoi ai dhe per dreq u ndjeva i lumtur perbrenda, gje qe sdo zgjaste shume.
  - Uh, po c'dashuri thua baba? Ne jemi vetem miq te mire, per mua Tristani eshte si vellai qe humba asgje me teper -  thote ajo duke qeshur dhe u ngrit ne kembe, vazhdoi te merrej me enet dhe me ktheu kurrizin
  - Po pra, ne jemi si moter dhe vella - them une dhe u ngrita ne kembe!
  - Por une mendova se ju te dy...
  - Jo jo asgje e tille, me duhet te iki tani se vajti vone, naten e mire - thashe dhe dola nga dhoma!
U perplasa me te emen e Neviles e cila donte te futej ne dhome.
  - Naten e mire zonje - i them dhe dal jashte duke zbritur shkallet nxitimthi para se te plasja ne lot!
Zbrita poshte dhe ngrita koken lart tek ballkoni saj ku qendronte duke me shikuar.
  - Eshte me mire keshtu - tha dhe u fut brenda!

Pas aq shume kohesh lotet me mbushen serish syte, u laga ne fytyre njesoj sikur po qendroja ne shi!
  - Eshte me mire? Po pra eshte me mire - peshperita me vete dhe fillova te ecja! Ishte gati mesnate, bente shume ftohte dhe per dreq nga nxitimi kisha harruar xhupin ne shtepine e saj.
I ftohti me perkedhelte trupin me prekjen e tij therese dhe dukej sikur me perkedhelte me keqardhje!
Lotet sa nuk me ngrin ne fytyre para se ti fshija, ah sikur i ftohti te me ngrinte edhe shpirtin ne menyre qe te mos ndjeja kurrefare gjeje, as dhimbje dhe as keqardhje.
Nderkohe qe une perpiqesha te gjeja nje zgjidhje per te mos e humbur, ajo fare lehte e kishte marr vendimin    
"Eshte me mire keshtu" fjalet qe me peresriteshin ne mendje here pas here!
Kaq e lehte qenka te braktisesh dike qe te do ? Vetem kur e mendoja se do isha pa te me shembej bota mbi koke dhe jo ta provoja, por tani bota me ishte shembur mbi koke dhe ishte therrmuar ne kembet e mia, ndersa brenda, brenda ndihesha pa bote, pa shpirt, pa asgje.
Me dukej vetja nje turp i mbushur me trishtim, aq trishtim sa me vinte te villja.
  - Tristan Tristan, cfare mendove? Pse je kaq naiv, asgje nuk zgjat pergjithmone, pse dreqin u dashurove - i thashe vetes dhe nisa ta urrej faktin qe isha bere kaq i dobet sa po qaja...

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now