Pjesa 22

156 14 0
                                    

U futa ne mendime nga ajo peshperime qe beri Nevila, thuajse ishte vajza e panjohur por vetem se ishte ze pak me i ulet.
Pastaj me erdhi te qesh nga forma qe kishte marre fytyra e saj, si nje tullumbac i mbifryre qe gati po plaste.
Mesimi mbaroi dhe te gjithe po dilnin jashte ndersa une po shkruaja edhe ato pak gjera qe me kishn mbetur.
Ngrita koken lart dhe pash Nevilen e cila po qendronte para meje me nje shprehje ne fytyre qe thoshte
  - He po tani?.
rrudhosa ballin dhe e pash me habi:
  - Cfare eshte ? - e pyes dhe lash stilolapsin mbi fletore.
  - Syte qe te pellcasin eshte, cfare eshte kjo? - me pyet dhe me tregon letren ku kisha vizatuar nje dele me koke njeriu dhe mbi te kisha shkruar Nevila.
  - Nje dele dhe emri yt siper - i'u pergjigja duke qeshur.
  - Idiot, e di se cfare eshte por pse e bere? -me pyet ajo e nervozuar por edhe me zor mbante te qeshuren.
   - Pse duhet ta kem bere une? Nuk ekzistoj vetem une ne kete klase Nevila?
  - Vetem ti je kaq idiot ketu qe te besh gjera te tilla.
  - Mire mjaft me kete idiotin dhe largohu se do marr shenimet, ate nuk e kam bere une, nuk jam aq i zoti ne pikture sa te pikturoj aq bukur fytyren tende, shiko sa te ngjan, une nuk do e beja kurre kaq perfekte, - i them duke qeshur dhe fillova serish te shkruaj.
Ajo qendroi per pak sekonda e heshtur mbi koken time, shfryu njehere fort mori librat dhe doli jashte gjithe nerva.

Mbarova ato pak shenime qe kisha per te marre dhe dola jashte. Hodha syte ne gjithe oborrin por nuk munda ta gjej Nevilen, u ndjeva ne faj per ate qe kisha bere dhe doja ti tregoja qe ishte vetem nje shaka per tu perpjekur qe te pajtoheshim.
Ajo nuk ishte me aty, kishte ikur keshtuqe ika edhe une, mendova ti tregoja neser kur ta shikoja.

Me dhimbte koka dhe gjithmone pas mesimi ikja te pija kafe tek kafeneja ne anen tjeter te rruges.
U futa brenda, i thashe kamarierit te me sillte nje kafe, lash dosjen ne tavoline dhe ika ne banjo te freskoja pak syte per t'u qetesuar nga dhimbja e kokes.
Nderkohe qe po laja syte degjova nje psheretime nga banja e vajzave, me dukej sikur dikush po qante aty brenda. Mbylla rrubinetin dhe po mundohesha te degjoja, dikush po qante vertete aty. Ngjante me psheretimen e vajzes panjohur kur qante naten e vitit ri.
Nuk e zgjata shume dhe hapa deren, ne cep te murit pash dike qe ishte ulur dhe po qante me koken mbeshtetur tek gjunjet. Ishte Nevila, po fshihej nga bota dhe po qante, ajo vajza ne dukje te pare e forte dhe moakokcarese po qante.

U afrova tek ajo, u ula ne gjunje afer saj, i vura doren mbi floke dhe ajo pushoi per nje cast.
  - Cfare ke Nevil ? - e pyes dhe ula koken per ta shikuar, nuk zgjati shume dhe mu ngjesh e gjitha ne gjoks, plasi ne lot, qau aq shume sa i ndjeva lotet e saj te me depertonon rrobat duke me prekur lekuren. Si gjithmone nuk fola, vetem e perqafova fort dhe e putha disa here ne koke.
  - Qaj, jam une ketu tani - i thashe nderkohe e mbaja te mbeshtjellur ne krahet e mi.
  - Dua te vdes, me vrit te lutem - tha ajo me gjysem zeri sepse ishte mekur nga denesa.
  - Jo jo mos mendo keshtu, nuk do vdesesh, nuk te le
  - Ai e ka prekur serish, e ka rrahur - tha ajo dhe ndjeva thonjte e saj te me ngulen ne krahun tim.

Per nje moment nisa te mendoj se kush ka rrahur ke, nuk njihja asnje njeri qe ajo njihte ketu por pastaj me erdhen ndermend fjalet e te panjohures "Ai me rreh mua dhe nenen sa here qe pi" per nje moment m'u duk sikur po bija nga nje lartesi e madhe, nuk kishte mundesi te ishte rastesi qe edhe aroma, peshperima, e qara dhe dikush qe e rreh te ishin nje rastesi.

Kishte mundesi qe Nevila dhe e panjohura te ishin i njejti njeri ?
Po kishte shume mundesi dhe per dreq une isha dashuruar me te dyja njekohsisht, isha dashuruar me shpirtin e te panjhures dhe me trupin dhe bukurine e Neviles.
Por njekohesisht isha dashuruar me nje person te vetem qe gjendeshin ne dy personalitete tek i njejti njeri....

Vajza Që Më Bënë Të VuajOn viuen les histories. Descobreix ara