Pjesa 2

426 37 8
                                    

U afrova afer saj dhe u ula ne gjunje. E kuptoi qe dikush ishte prane saj tani dhe ndaloi se qari.
C'donte nje vajze vetem ne kete ore te vone te nates! Sidomos ne keto dite qe kane ardhur ku te perdhunojne ne mes te dites imagjino cfare behet naten.
Por mesa duket ajo nuk kishte frike ose me mire nuk ja ndjente per friken sepse ajo qe e kishte bere per te qare ishte akoma me e dhimbshme.
Kisha pare shume here vajza te qanin por asnjehere nuk e kisha vrare mendjen, kete here ishte ndryshe, ndjeva dhimbjen e saj pa e ditur perse qante.
Ngadale vura doren ne koken e saj, u drodh e gjitha por nuk e ngriti koken lart per te shikuar.
- Je mire ? - e pyeta dhe afrova cakmakun i cili ishte nxehur aq shume sa po shkrihej.
- Jam mire # me tha, duke i'u dridhur zeri dhe gati sa nuk qau prap.
- Cfare problemi ke ? Mund te ndihmoj ? - e pyeta serish, cakmaku u fik dhe nuk po ndizej me.
- Nuk kam asgje. - tha ajo duke me lene te kuptoj se po e bezdisja.
U ngrita ne kembe dhe u bera gati per te ikur. Dicka nuk me lejonte te ecja, dicka brenda meje nuk donte qe une te largohesha. U ktheva serish nga ajo dhe u ula prane saj.
- Nuk e kuptove ? Me ler te qete te lutem. - tha ajo,
- Nuk po te bej asgje, ky nuk eshte vendi yt, eshte nje vend publik - i'a ktheva dhe u afrova akoma me afer saj.
- Erdha une e para ketu ndaj largohu, ka vende te tjera plot ku mund te qendrosh.
- Me pelqen te qendroj ketu - i thashe dhe padashje i preka doren, nuk tha asnje fjale. Heshti per pak kohe dhe serish filloi te qante.
Dicka e keqe i kishte ndodhur sepse nuk eshte e zakonshme te gjesh nje vajze vetem ne keto ore te nates, dicka qe i'a kishte marre deshiren per te jetuar.
As vete nuk e kuptova pse e bera ate gje apo si e bera por e perqafova, e perqafova si nuk kisha perqafuar asnje njeri ne gjithe jeten time. Ajo nuk tha asgje, u leshua e gjitha ne krahet e mi dhe ja plasi te qares me te madhe. Kjo gje i mungonte, te shfryhej diku. Do e lejoja te me gjuante te me shante vetem dhe vetem qe te nxirrte ate dhimbje qe po i torturonte shpirtin.
Me shtrengoi fort me duart e saj te ftohta dhe ndjeva koken e saj qe u mbestet tek une, aroma e flokeve ishte dehese ndersa ndjenja e asaj prekje ishte e papershkrueshme. Ishte hera e pare qe kisha nje femer ne krah dhe nuk me shkoi mendja per ta futur ne shtrat.
Nuk e shikoja dot nese ishte e bukur apo e shemtuar por nga ajo qe pash kur kisha cakmakun ndezur ishin floket e saj te shtiria si nje ujvare me uje kristal te paster.

- Si quhesh ? - e pyeta.
- Nuk ka rendesi- me tha ajo me te njejtin ze te ngjirur nga te qarat. Nuk fliste me ze te plote por ngadale sikur kishte frike se mos e degjonin.
-Je me mire tani ? - e pyeta.
- Pakez me mire - tha ajo.
- Shpresoj te kaloj ajo gje qe te beri te qash kaq shume - i thash une.
- Nuk kalon asnjehere, gjithmon do qaj ne lidhje me kete gje - mu pergjigj ajo.
- Mund te me tregosh, une nje i huaj jam dhe as qe te njoh - i thash une.
- Mund te them vetem se Babai im e tepron mdonjehere me pijen dhe gjithmone e nxjerr tek une duke me rrahur ose tek Nena, - u shperhs ajo.
- Me vjen vertete keq - i thash uns,
- Gjithsesi faleminderit qe u shqetesove - tha ajo, dhe ne qiell plasen fishekzjarret.
Fytyra saj mbulohej nga floket qe qendronin shtrire tek faqet e saj, dhe pse gjithcka u ndricua nuk arrija te shikoja dot fytyren e saj.
Qielli u mbush plot ngjyra zjarri, sapo u fut viti i ri.
- Po buzeqesh ? - e pyeta dhe tentova ti largoj floket nga fytyra por ajo ktheu koken ne anen tjeter.
- Me ler te jem nje e panjohur sonte, dikush pa fytyre. Dhe po, po buzeqesh, - tha ajo serish me te njejtin ze.
U pajtova me vendimin e saj, ktheva koken nga qielli dhe po shikoja fishekzjarret te cilat pak nga pak po paksoheshin. Kur ktheva koken ajo nuk ishte me, hodha syte ne te gjitha anet por nuk po arrija ta shikoja
- Mos ik, qendro dhe pak -bertita une.
- Nuk duhet - u degjua zeri saj qe vinte nga erresira.
- Kur do mund te takoj serish ?
- Kurre me - u pergjigj ajo.
- Do pres ketu neser ne dark - bertita, serish por nuk mora asnje pergjigje.
U ngrita ne kembe dhe fillova te eci ne drejtim nga ku vinte zeri por nuk gjeta asnje njeri pervec erresires. U drejtova per ne shtepi por koka me mbeti mbrapa se mos ndoshta do e shikoja gje qe nuk ndodhi.
U futa ne shtepi dhe c'te shikoja, pjata kudo, zhuroma nuk kishte mbaruar. Shkova ne dhomen time dhe u shtriva duke mbuluar koken me jastek per te penguar zhurmen. Aroma e saj ishte ngjitur ne rrobat e mia dhe si idiot nuk ngopesha duke i marre ere rrobave. Nje e panjohur, per pak minuta pa bere asgje me beri ate qe nuk beri asnje vajze kur e kisha ne shtrat..

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now