Pjesa 26

155 17 1
                                    

Sado qe mundohej ta justifikonte te atin, sado qe e therte ne shpirt e verteta ajo nuk mund te bente asgje.
Ashtu e trishtuar dhe pak e acaruar nga ajo qe e pyeta kthehet nga une dhe mundohet te flasi duke me kundershtuar, por pa nxjerre asnje fjale, duke murmerire u dorzua.
  - Dreqin, ti gjithmone ke te drejte - thote dhe u afrua tek une duke mbeshtetur koken ne gjurin tim.
  - Jo gjithmone, por ne kete rast mendoj se kam.
  - Do me besh nje nder ? Do mi lyesh me jodio pak pjeset te kurrizi se kam turp t'ja kerkoj shoqeve, nuk dua te mi shikojne - me thote dhe ngriti koken lart duke me shikuar.
  - Dakort - i them.

Ajo shkoi mori Jodion dhe u shtri tek divani, i ngrita bluzen lart dhe fillova t'ja lyej pjeset e kuqura nga goditjet. U ula mbi kurrizin e saj dhe po e mjekoja.
  - Shume e bukur ajo goca me te cilen ke filluar te shoqeroshesh - me thote ajo nderkohe qe renkonte lehte sa here i prekja plagen.
  - Si thua shkojme si cift ? - e pyes une.
  - Nuk shkon me ty ajo, mos me thuaj qe e sheh si te dashur -  ma kthen ajo.
  - Ndoshta, nuk eshte vajze e keqe. Kush shkon me mua meqe ajo nuk shkon?
  - Nuk e di, por ajo nuk shkon.
  - Une mendoj se shkojme shume, madje tani qe po e mendoj mire them qe ta bej per vete.
  - Tristan, eshte e vogel per ty ajo, nuk besoj se do lidhesh me dike aq te vogel.
  - Se di, me pelqen shume -  i them dhe me zor po e mbaja te qeshuren per xhelozine e saj qe e tregonte hapur
  - Po ti dhe ai djali qe te pelqen keni nje lidhje bashke? -  e pyes dhe ajo qeshi.
  - Mendoj se eshte me teper se nje lidhje, ne fakt eshte e cuditshme ajo qe ndiej per te.
  - Me trego -  i them une.
  - Oh jo eshte nje budallik, do qeshje me te madhe -  me thote ajo dhe ngrihet duke ulur trikon.

Nuk e di si mundi ti shmanget atij muhabeti edhe pse me interesonte shume te dija ajo e kaloi muhabetin tek shkolla dhe u harruam duke fol per shkollen.
Per nje moment doja ti tregoja per vajzen e panjohur por u stepa, se di pse nuk munda ti tregoj perderisa ajo nuk ndjente per mua.
Isha i sigurt tani qe ajo nuk ishte vajza e panjohur, pavarsisht shume ngjashmerive qe kishte me te ajo me tregoi se ate nate kur kisha qene me vajzen e panjohur ajo kishte qene duke mesuar.

Kaluan disa dite dhe e harrova fiksimin tim qe ajo ishte vajza e panjohur.
Pak a shume tashme ishim serish shoke si me pare dhe nuk doja ta prishja kete mardhenie qe kishim krijuar kohet e fundit. Te kisha nje shoqe si ajo nuk ishte pak, por ishte edhe e veshtire sepse me pelqente zakonisht shume por duhej ta shikoja vetem si shoqe sepse ajo donte dike tjeter, kjo gje dhimbte shume.

Daljet me Glorian kohet e fundit ishin bere me te shpeshta, ne te shumten e rasteve takoheshim ne kafene. Kishte raste kur ne tavoline ishte edhe Nevila dhe te dyja flisnin me kunja dhe nenkuptime ndersa une shijoja shfaqen duke qeshur.
Ishte si nje lloj rivaliteti, por ajo qe nuk kuptoja ishte nese ishin duke u "grindur" per miqesine time apo si dy femra xheloze per nje mashkull.
  - Nuk e duroj dot ate Grlorian, me duket sikur do te hidhet ne qaf - me thote Nevila nderkohe qe dalim nga kafja.
  - Po edhe sikur te me hidhet nuk ka  gje, ajo beqare eshte, po ashtu edhe une - i'a kthej dhe pash fytyren e saj qe mori nje pamje nevrike.
  - Po po ke te drejte -  ma kthen shkurt dhe mori fryme thelle.
  - Me dukesh si xheloze kur ben keshtu - i them une dhe qesh.
  - C'mi zbardh dhembet ?Nuk jam xheloze thjesht si mikja jote nuk me pelqen ajo si femer, kaq, pastaj ti e di qe une dua dike keshtuqe nuk kam pse te jem xheloze per ty - ma kthen gati ne te bertitur
  - Ah po harrova -  i them shkurt dhe me vinte ta kapja nga floket kur me permendte ate tjetrin.

Viti i ri po afronte pak nga pak, do merrnim serish pushime. Nga nje ane me vinte mire se ndoshta do takoja te panjohuren, nga ana tjeter nuk doja te largohesha nga Nevila. I kerkova disa here te takoheshim ne qytetin ku jetonim por ajo refuzonte gjithmone duke thene se kishte frike....

Vajza Që Më Bënë Të VuajWo Geschichten leben. Entdecke jetzt