Pjesa 20

163 18 0
                                    

Shumica e ferave, kur dashurohen behen te verbra.
Ajo ishte keqtrajtuar ne menyren me te keqe dhe prap vazhdonte te shikonte dashuri tek ai!

E cuditeshme por keshtu ndodh ndonjehere, dashurojme ata njerez qe na lendojne.
Pasi degjova cdo fjale te saj qe idealizonte te dashurin e saj, thitha cigaren dhe buzeqesha nderkohe qe e shkunda ne tavull.

- Ti e do shume por jam i bindur se ai jo, me fal qe po te flas me kofidenca por atij as qe i plas per ty - i thashe dhe fytyra e saj mori nje pamje te trishte.
- Pse e thua kete gje? - me pyeti dhe sinqerisht ishte pyetja me idiote qe me kane bere ndonjehere.
- E ke pare veten ne pasqyre? E ke pare syrin dhe faqen e nxire? Me thuaj, keshtu tregohet dashuria?
Ajo heshti dhe humbi e gjitha ne mendime, gati sa nuk qau por pastaj buzeqeshi.
- Ke te drejte- me tha.
- Te rrahu vellai kur mori vesh per lidhjen tende? - e pyeta.
- Jo as qe me preku, me beriti por jo te me rrihte.
- Epo kjo eshte dashuria jo ajo e te dashurit tend - i them dhe fika cigaren. Faleminderit, kjo ishte fjala qe me ngrohu shpirtin ate dite te ftohte.
Rralle here e degjoja fjalen Faleminderit por eshte bukur kur e ndjen se e meriton.

Nevila ktheu serish koken dhe me shikoi me nje shikim te cudtshem, sikur me pyeste "Kush je ti?" por nuk ja dhash kenaqsine qe te me shikonte t'ia ktheja shikimin, ashtu me bisht te syrit u kthyer nga vazja qe kisha perballe shikoja Nevilen e cila veshtroi per pak sekonda.

- Une quhem Gloria - tha ajo dhe u ngrit ne kembe.
- Gezohem qe u njohem dhe te lutem kafen sot e ke nga une - tha serish dhe u largua.

Gloria, emer me kuptim.
Cuditem ndonjehere me idiotsine e meshkujve, kane vajzat me te bukura dhe me te mire dhe nuk dijne ti vlersojne. Por ka dhe nga ato femra qe nuk meritojne te quhen femra dhe kane djemt me te mire qe egzistojne, duket e vertete ajo shprehja qe vajzat e mira dashurojne djemt e keqinj ndersa vajzat e keqija djemt e mire, por ne fakt nuk eshte e vertete sepse njeriu qe dashurojme shpesh here eshte imagjinate e syve tane, shohim ate qe duam dhe jo ate qe eshte vertete. Gjithsesi, dashuria nuk zgjidhet por te zgjedh, lum ata qe jane te zgjedhur te qendrojne pergjithmone me njeri tjetrin.

Kisha nje muaj qe nuk flisja nje fjale te vetme me Nevilen, krenari idiote kishim si ajo edhe une.

Me kishte marr malli te ulesha me te dhe ta shikoja teksa fliste, te shikoja buzet e saj si perqafoheshin me njera tjetren ne cdo fjale qe ajo nxirrte prej tyre. Me kishte marr malli ta shikoja te qeshte dhe te sillej si femije nga lumturia, kisha nje muaj qe nuk i shikoja syte e saj te shkelqenin dhe me mungonte ai shkelqim sysh.

E kisha aq afer dhe e ndieja aq larg, eshte e tmerrshme te kesh nevoje per nje perqafim nga dikush qe te fal qetesi dhe nuk e perqafon dot edhe pse e ke vetem nje zgjatje dore larg. Por nuk mjaftoi kaq per te qendruar larg njeri tjetrit por duhej edhe te iknim ne shtepi per dy jave pushim. Edhe pse jetonim ne nje qytet une nuk e dija se ku e kishte shtepine ajo, asnjehere nuk kishim biseduar per keto gjera, ndoshta ngaqe mendonim se kishim kohe plot per ti treguar gjera te tilla.

Kisha kohe pa ardhur ne shtepi dhe sinqerisht nuk ka si ngrohtesia e shtepise. Edhe pas kaq shume kohesh, edhe pse je rritur mjaftueshem ndihesh i vogel ne krahet e familjes.
Kishte kaluar shume kohe qekur kisha qene per here te fundit tek stolat ne breget dhe ashtu si cdo here shpresoja mos gjeja ate aty, por kete here nuk shpresoja sepse e dija qe do zhgenjehesha nuk do e gjeja dot me sidomos pas kaq shume kohesh.

Ishte mbremje dhe bente ftohte, era e detit me fishkellente fytyren me ajrin e ftohte.
Kisha shume ftohte dhe per dreq nuk largohesha dot, nuk e di pse me dukej sikur duhet te prisja akoma edhe pak. Ishte afersisht ora 21:30 dhe disa hapa po degjoheshin.
Ishin po ato hapa te ndjere ne faj, po ato hapa te friksuar dhe te penduar....

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now