Pjesa 69

103 15 0
                                    

E kisha vetem nje zgjatje krahu larg, por nuk e dija ciles prej atyre trejave duhet t'ju drejtohesha, pija me kishte bere budall me kuptimin e plot te fjales, por thelle brenda meje ishte gjalle nje pjes e ndergjegjes time e cila ishte esull!
Muzika, me melodine e saj ledhatonte shpirtin e vrare, syte rridhnin lot, duart me dridheshin dhe nje ndienje urrejtje me erdhi deri ne fyt
  - Cfare ben keshtu - bertet ajo nderkohe qe qendronte perballe meje.
  - Eshte ajo qe ti ndertove, eshte ajo qe ti me bere - i them duke qeshur edhe pse po qaja!
Njerezit kishin perqndruar vemendjen tek ne dy dhe muzika filloi te behej me e ulet!
  - Thirri mendjes, po shkatrron veten ne kete menyre - thote ajo dhe mori xhaketen duke e hedhur supeve, donte te largohej bashke me ate!
  - Sdo ikesh - i them dhe i kapa krahun! Djali qe ishte me te doli para dhe me hoqi doren nga krahu saj
  - Lere te qete shoku, e shikon qe s'do te flasi? Je i pire - me thote dhe me hodhi syte nga kembet tek koka!
  - Eja ikim - i thote ajo atij
Buzeqesha dhe ishte momenti i duhur per te shkarkuar gjithe ate negativitet qe kisha perbrenda vetes, te gjithe mellefin dhe trishtimin qe po me mbyste!
E kapa nga krahu dhe i gjuajta me grusht duke e hedhur mbi tavoline! Gotat dhe shishja rane ne toke duke u ber copash!
Vura duart mbi te dhe fillova ta godisja cdo here e me fort!
Me dukej sikur doja ta vrisja, ne fakt po e vrisja dhe nuk po me interesonte! Fytyra e tij u mbulua me gjak ndersa une shfryja inat mbi te !
  - Mjaft Tristannn - bertet ajo duke qare
  - Mjaft mos ma vrit - shtoi dhe vuri koken e saj mbi ate per ta mbrojtur!
Ndalova per nje moment dhe ishte pikerisht momenti kur me terhoqen duke me larguar prej tij.
"Mjaft Tristan mos ma vrit" ishin fjalet qe me perseriteshin vazhdimisht ne mendje, u shushata dhe nuk po levizja, vetem shikoja ate sesi qante mbi trupin e tij!
Te gjithe me shikonin te friksuar dhe sikur me sy po me perzenin nga aty, sikur thonin "Ik" por ishin po keta sy te ketyre njerezve qe benin sehir sesi une coptoja fytyren e dikujt, askush nuk mori guximin te me ndalonte ndersa tani ishin indinjuar "Njerez leshi" u bertita te gjithve qe me shikonin!
  - Eja tani, mjafton - degjova nje ze nga mbrapa kurrizit dhe pastaj nje dore qe me terhoqi krahun!
U ktheva i revoltuar dhe ashtu duke marr fryme me terbim u gjenda para dy buzve te mbushura dhe te kuqe flake!
Ishte muzikantja e cila luante me Violine!
Nuk e di pse me percolli aq shume paqe zeri saj.
Me kapi doren dhe me nxorri jashte lokalit! Nuk e njihja dhe as nuk me njihte por ajo dukej ndryshe nga ata njerezit e tjere aty brenda, ndoshta pija ma jepte kete efekt, ndoshta ishte e tille vertete!
  - Ku e ke shtepine? - me pyeti nderkohe me conte drejt nje makine te kuqe!
  - Andej - them duke drejtuar gishtin nga ana majte pastaj ne anen e djathte! Nuk dija as ku dreqin isha dhe jo me te dija shtepine!
Ajo qeshi dhe hapi deren e makines
  - Futu, nje shtepi ta gjej une sa per sonte.
U futa ne makine dhe u shtriva mbrapa!
Makina u ndez dhe e ndjeva se u nisem, por se per ku nuk e di!
Ngrita koken dhe pash Nevilen e cila qendronte kapur perdore me ate tipin dhe nderkohe me shikonte mua, e pash deri kur u be e vogel fare!
U largova nga ajo, ndoshta kete here pergjithmone!
Eshte shume e lehte te humbasesh dike, ndonjehere mjafton nje fjale, ndonjehere nje veprim i vogel, ndonjehere nje keqkuptim.
E ndjeva se e humba kur e pash teksa i shtrengonte atij doren, me mire keshtu, nese ajo ishte e lumtur me te me shume sesa me mua atehere me mire, e pranova lumturine e saj duke pertypur trishtimin tim!
Pija filloi te me binte me keq ne koke per shkak te makines, i urreja makinat kur isha i pire, me zenin dhe me vinte per te vjell!
E kisha humbur komplet arsyen, me vinte vetem per te qeshur!
Ajo me shikonte nga timoni dhe qeshte, hoqi xhaketen e saj dhe e hodhi ne sendiljen e pare! Kishte vesh nje fustan te kuq qe i rrinte ngjitur pas trupit, leshoi floket e saj te zeza duke i derdhur mbi supe dhe pastaj makina ndaloi!
Ngrita koken, dritat e qytetit ishin larg tashme, ishim futur ne nje rruge qorre, fare pak larg dukej nje mal!
Ajo u ul ne gjunj tek sendilja saj dhe u kthye per nga une.
  - Kete nate nuk do e harrosh kurre - me thote nderkohe qe me shikonte sikur donte te me perpinte...

Vajza Që Më Bënë Të VuajOnde as histórias ganham vida. Descobre agora