Pjesa 80

108 15 0
                                    

E kisha teper te veshtire per te shkelur mbi dashurine e saj, me dhimbte ne shpirt ta trajtoja ashtu si dikur me kishin trajtuar mua, te ndihej e tradhetuar dhe e vrare, por nganjehere duhet te besh te tilla gjera per lumturine e personit qe do me fort nga te gjithe.
Ajo nuk e meritonte ate sjellje nga ana ime, por as te kalonte jeten me dike si une, me dike te paafte, me dike qe nuk e donte me jeten.
Ajo meritonte qe te buzeqeshte cdo dite, te bente femije, te ishte e lumtur dhe per keto gjera duhet te duronte lotet per disa kohe, shpresoja jo pergjithmone.

Mu afrua dhe me kapi nga faqet, me lotet qe i kishin lagur buzet me puthi, me puthi ne buze dhe ma beri akoma me te veshtire largimin prej saj, dashuria per te ishte ne cdo qelize timen, i gjithe une isha i perbere nga dashuria qe kisha per te!
Lotet me rrodhen nga syte nderkohe qe ajo me puthte, per nje moment bota m'u duk serish e bukur brenda asaj erresire, por jo per shume gjate.
Ajo shqiti buzet nga te miat dhe gjithcka u kthye ne normalitet, isha serish ne boten e ftohte dhe te pameshirshme.
  - Pse po qan? - me pyet dhe rrudhosi vetullat.
  - Po ja ngaqe te lendova, nuk do ja fal vetes qe lendova dike si ty, nje engjell - i them dhe lotet filluan te rridhnin me shume.
  - Por s'ke pse e vret mendjen, fundja ti nuk me ke dashur kurre.
  - Por te kam xhan, prandaj me dhemb.
  - Nuk mjafton te pasurit xhan, une e di qe thelle brenda teje ti me do, me do fort edhe pse thua qe nuk me ke dashur kurre, e di qe thelle thelle ne zemren tende eshte nje pik gjaku e helmuar nga dashuria per mua - me thote dhe u drejtua per nga dera!
Ajo nuk e dinte se une isha i gjithi i helmuar nga dashuria per te.
  - Jo, te kam vetem xhan - i'a kthej ftohte.
  - Dakort, shpresoj te jesh mire dhe mos hiq dore se luftuari, jeta eshte e bukur -  me thote dhe u largua!
Pavarsisht se ishte e vrare, ishte lenduar, ishte shkaterruar vazhdonte te thoshte se jeta eshte e bukur, ajo po qe ishte e forte, jo une.

Shkova drejt deres per ta mbyllur dhe pash se Nevila ishte ulur ne trotuar, kishte mbyllur veshet me duar dhe po qante!
M'u keput shpirti kur e pash ashtu, por do kalonte, gjithmone kalon!
Ajo ktheu koken nga une, e lagur ne fytyre, u ngrit dhe filloi te ecte dersa me humbi nga syte.
U largua dhe kete here pergjithmon! Mbylla deren dhe per nje moment jeta e humbi dhe ate pak kuptim qe kishte per mua, gjithcka u mbeshtoll nga trishtimi dhe erresira!

Pas ikjes te asaj, ose me mire pas shtyrejes qe i bera, ishte koha qe dhe une te largohesha!
Nuk isha me ne gjendje te jetoja ne kete qytet te mbushur nga kujtimet, e dija qe do e kisha te veshtire per t'ia nisur nga fillimi, por do ja dilja dhe menyra per t'ia lehtesuar gjerat vetes ishte te ikja nga ketu.
E dija se po te qendroja do dashurohesha edhe me teper me ate, ta shikoja cdo dite ne klase, ta shikoja ne sy, ta degjoja kur fliste do ishin nje menyre per ta dashur cdo dite e me teper dhe nuk e doja kete gje. Pastaj ky qytet ishte plot kujtime dhe kudo qe te hidhja syte, do gjeja nje copez jete me ate, copeza me te bukura te jetes time.
Shkolla? Ajo nuk ishte gjithcka, ndoshta ne nje jete tjeter do isha bere ai qe kisha enderruar gjithmone, por jeta nuk me donte aq shume sa te ma plotesonte kete enderr, keshtuqe duhej te mbijetoja dhe per kete gje shkolla nuk me hynte aspak ne pune, te pakten keshtu mendoja une.

Dhe keshtu bera, mora ato dy valixhe me rroba, ne fakt i moren te tjeret dhe i hodhen ne makine, mora kutine e mbushur me fotografite qe kisha bere me Nevilen dhe u u nisem, ajo kuti ishte thesari ime, ishin copeza lumturie te jetes time dhe nuk do i humbisja kurre.

Po largohesha nga ky qytet, pa nje lamtumire, pa nje shtrengim dore, pa nje buzeqeshje, thjesht po ikja dhe e dija qe nuk do i mungoja askujt pervec asaj!
Ndoshta do i mungoja edhe ketij qyteti, ose me mire do i mungonim NE ketij qyteti, atij parku, atij stoli.
Lash pas nje njeri qe me donte me teper se gjithcka, lash pas boten time per te shkuar ne nje bote tjeter, ne nje bote pa bote....

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now