Pjesa 44

119 15 4
                                    

Me te qeshuren qe gati sa nuk po plaste dhe me fytyrat e skuqura nga shtrengimi per te mos qeshur ishim para Eres!
Dukej si shishe Coca-Cola qe ishte tundur shume dhe nga momenti me moment do pelciste!
  - Mirmengjes Era - i thote Nevila.
  - Mirmengjes Nevila - thote Era me ironi pastaj u drejtua nga une.
  - Po ti nga humbe mbrem e? Eshte hera e pare qe me lejne te pres ne ate menyre - shtoi e nervrikosur.
  - Uhh harrova fare qe do dilnim per kafe mbrem, me fal por dola me Nevilen nga parku dhe u harruam andej - i'a ktheva dhe vazhdova te ngjisja shkallet!
E acaruar, perplas canten ne toke dhe nisi ta shkelte me kembe!
Nevila plasi duke qeshur ne korridor, vetem kur shikoja fytyren e Eres me vinte te shpertheja nga e qeshura!
U futem ne klase dhe te gjitha oret veshtrimi Eres nuk ndryshoi fare, nevrike si nje pitbull!

Kaluan 2 dite qe nga ajo dite.
Ishte e premte dhe te premteve Shkoja Falja Xhuma-n ne Xhami,
Po ashtu te premten shkonim ne shtepi! Ate dite doja te ikja bashke me Nevilen por nuk munda ta beja kete gje pasi kusheriri saj Albani ishte me te dhe do ikte ne shtepine e saj, keshtu u nisa nje ore para per te mos u perplasur me ato dy.
Ishte dicka qe e prisja tashme, kusheriri saj na ishte bere si qen roje dhe nuk kishte ndermend te hiqte dore!
Ate te premte nuk mora vesh asgje per te, madje as ne telefon nuk folen pasi dilte i fikur.
Te nesermen dola nga lagja saj por nuk munda ta shoh, fillova te shqetesohesha pasi minimlisht do me kishte derguar nje mesazh!
Por nuk zgjati shume vonesa e mesazhit, "Takohemi tek vendi si gjithmone, duhet te flasim" me kishte shkruar dhe u bera merak.
Kur nje femer thote "duhet te flasim" me siguri ka dicka qe nuk shkon! Minuat filluan te beheshin si dite, te gjata dhe nervozuese!
Mendoja se cfare ishte kjo gje qe donte te fliste qe s'ma kishte thene me mesazh apo qe ta flisnim ne telefon.
E kisha kete te keqe, isha kureshtar i madh dhe po cmendesha duke pritur oren 12 te nates.

Shkova nje ore para tek stolat dhe po prisja.
Gjithmone gjeja e pare qe te vjen ndermend eshte gjeja e keqe dhe une po mendoja se c'kishte ngjare.
Pas pak degjova hapat e saj qe po afroheshin.
Mund ti dalloja hapat e saj edhe duke i degjuar, ecte ne nje menyre te vecante, sikur shkelte mbi lule!
Erdhi mbrapa stolit, me vendosi duart ne gjoks dhe me puthi ne faqe.
  - Ke shume qe pret? -  pyet dhe pastaj me puthi faqen tjeter.
  - Jo jo tani erdha - i them nderkohe qe ajo kalona para meje dhe me ulet ne preher.
  - E mban mend para nje viti ketu? Ndodhi gjeja me e bukur qe me ka ndodhur ndonjehere, te njoha ty - peshperin dhe me ngjeshi buzet tek buzet e mia!
Po qeshte, e dallova qe buzet e saj ishin te qeshura!
  - Si mund ta harroj! Po ti cfare ke? Tek sms-ja me dukeshe e si e tensionuar por qenke e qeshur - i them dhe e kapa nga faqet!
Adhuroja ta kapja nga faqet, t'ia shtypja dhe ta puthja te buza qe i fryhej!
  - Jo asnje tensionim! Kam nje lajm te mire - me thote dhe nga prehri im kaloi u ul ne stol!
  - Me thuaj, jam gjithe sy e veshe?
  - Ne celular nuk te fola dot pasi ishte ai idioti Albani gjate gjithe kohes me mua dhe nuk kisha mundesi, por ai si nje debil mendje ngushte qe eshte kishte ardhur per ti treguar babit per ne te dy. Ai na kishte ndjekur dy here dhe i tha babit qe Nevila shoqerohet me nje djale.
  - Vertete ? Cfare tha babi yt? - e pyes, ne fillim e mora pak keq por kishte nje arsye pse ajo ishte e lumtur!
  - Dil jashte pis, i beriti babi dhe i tha se nuk te ka ven njeri roje te goces ty! E perzuri dhe erdhi tek une, me pyeti dhe i thashe qe kam nje shok i cili me shoqeron per ne shtepi kur kemi mesim ne dark, ne fillim mendova se do me godiste por me qeshi dhe me puthi ne ball, ki kujdes, vetem kaq me tha dhe pastaj iku ne pune - thote ajo dhe vetem qeshte nga lumturia, mendoj se me teper e gezuar ishte se babai saj kishte filluar ta trajtonte mire dhe kjo ishte vertete nje gje per tu gezuar!
E perqafova dhe e putha disa here tek koka.
  - Me behet qefi qe gjerat po rregullohen mes teje dhe babit - i them.
Shtriu koken ne kembet e mia dhe u shtri e gjitha ne stol!
Hena i perplasej ne fytyre sikur donte ti merrte pak nga bukuria e saj, apo sikur donte te shijonte embelsine e buzeve te saj, nuk kisha pare ndonjehere gje me te mrekullueshme sesa Nevila ne ate moment!...

Vajza Që Më Bënë Të VuajDove le storie prendono vita. Scoprilo ora