Pjesa 4

297 29 2
                                    

Ne njerezit jemi qenie qe kur nuk kemi besim nuk bejm dot asnje hap para ne jete, keshtuqe per te ecur para na duhet nje dege ku te kapemi dhe ky eshte besimi, ndonjehere bejm hapa drejt dickaje te gabuar, edhe pse e dime qe eshte e gabuar e bejm ate hap vetem se kemi nevoj te besojme diku, ndonjehere edhe ne nje genjeshter. Te njejten gje po beja dhe une, po genjeja veten ne menyre qe te ndihesha me mire, por kurresesi nuk kishte asnje mundesi qe ajo te qendronte vertet ulur ne ate stol ashtu sic e kisha imagjinuar une, por nuk me interesonte, kisha nevoje per te besuar diku dhe pse ne nje genjeshter, une besoja me gjithe shpirt.
Arrita tek stolat dhe cte shikoja, ne nje stol, tek ai me afer bregut qendronte ulur nje vajze me kapote te zeze dhe nje shall te bardhe rrethuar rreth qafes. Kalova ne delir dhe si nje idiot, duke buzeqeshur u afrova prane saj.
U ula tek stoli tjeter i cili ndodhej vetem nje meter larg saj dhe po shikoja nga deti po ashtu si ajo.
Ktheva koken nga ajo dhe e shikova ne fytyre per nje fragment sekondi hoqa syte dhe i drejtova serish nga deti. Ajo ishte tmerresisht e bukur, ngjante me ato lulet qe dalin mes guresh, lule te rralla dhe te bukura.
Pyesja veten nese duhet ti flisja apo jo, vendosa ti flas, fundja une per kete gje erdha deri ketu.
- Te pelqen ? - e pyes dhe kthej koken nga ajo.
- Deti ? Po shume, sidomos kur eshte i qete- u pergjigj ajo, nderkohe vazhdonte te hidhte syte nga deti sikur kerkonte ti gjente fundin.
- Je me mire sot ?- e pyeta serish duke e kaluar ate prag te cilin nuk duhej ta kaloja, ne fare pak minuta i lejova vetes me tepr nga c'duhej. Pa e menduar fare po i flisja dikujt qe as nuk e njihja, kaq keq e kisha genjyer veten sa po me pelqente.
- Me falni cfare thate ? - Pergjigjet ajo e hutuar dhe kthen koken nga une.
- Te pyeta nese je me mire se mbreme- i thashe une duke vazhduar me budallikun tim.
- Me falni por nuk po ju kuptoj! Njihemi gje ?- tha ajo dhe u drejtua e gjitha nga une. Kuptova se e kisha katranosur ne menyren me te keqe qe ekziston. E kuptova kete gje kur ajo u kthye e gjitha me trup nga une, nese nje femer te kthehet me trup atehere ose do te godasi ose ndihet e cenuar.
- Pra ti nuk ke qene mbrem ketu duke qare apo jo ? Dhe me pas ndejte perqafuar per rreth 30 minuta me dike qe as nuk e njihje kush eshte!.
- Duket bukur, por nuk kam qene une, me vjen keq - tha ajo dhe gati sa nuk i'a plasi se qeshures.
Mori canten dhe u largua, ndersa une fillova te urreja veten per ate budallik qe bera. Per nje moment mendova se e gjeta por gabova aq rende sa me vinte turp, ishte hera e pare qe skuqesha.
Qendrova rreth nje ore ulur perballe detit dhe e vetmja gje qe mendoja ishte sesi dreqin do e gjeja dike qe as nuk e njihja! Po budallepsesha cdo here e me teper me kete fiksim per te gjetur ate njeri por nuk zgjati shume dhe kuptova se nese eshte shkruar qe te ndodhi atehere ndodh vete atehere kur nuk e pret, nuk eshte nevoja ta kerkoja une, eshte njesoj si te kerkoje ne realitet nje njeri qe ke pare ne enderr.
Me pelqente ajo genjeshter por duhej te hiqja dore dhe pse me bente te ndihesha mire. Mbrem nuk dola per ta takuar dhe ndodhi qe e takova, pse sot duhet ta kerkoj ?.
I lash gjerat te rrjedhin vete, rastesia duhet te bente dicka patjeter qe une te gjendesha serish prane saj por kur ?
U futa ne rremujen e qytetit, aty ku zhurmat e makinave dhe fjala "Ca ke qe shef" jane si nje melodi e cila perseritet cdo dite. Duke ecur ne mes njerezve, pash njerez te ulur neper karrige lokalesh te cilet ishin plot e perplot me te rinje dhe te reja si une, dikush me nje cigare me dore dhe shtrire ne karrige, dikush tjeter me shalet komplet perjashta te cilat i ka hedhur njera mbi tjetren, dikush me nje cigare ne dore dhe me nje fytyre te depresionuar sikur thote "cdo bej tani ?" kuptova se nuk isha vetem. Kishte plot te rinj dhe te reja si une qe nuk dinin ku ishin apo cfare po benin me jeten e tyre. Nderkohe qe shikoja ne thellesine e nje lokali perplasem me dike qe del nga nje rrugice e cila lidhej me trotuarin!
- Me falni - peshperiu ajo dhe u ul te mblidhte librat qe i rane ne toke,
- Nuk ka gje, me fal ti mua - i thashe dhe bera nje hap me mbrapa se mos shkelja mbi libra. Ajo i mblodhi nxituar dhe pa ngritur koken lart u ngrit ne kembe dhe filloi te largohej.
Per nje moment nuk leviza vetem ktheva koken dhe po shikoja ate teksa largohej. Pasi u fut mes turmes se njerzve ktheu pakez koken dhe me hodhi syte fshehur pas flokeve, me pas si e friksuar vazhdoi te ecte me shpejt derisa humbi.

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now